TIRANE - Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe bashkëshorten e tij Linda Rama, për ardhjen në jetë të djalit të tyre, Zaho Rama. Përmes një kartoline urimi të postuar në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada i uron pjestarit më të ri të familjes Rama jetë të gjatë.
shba urim zaho rama

Zaho Rama lindi mëngjesin e sotëm në nje spital jashtë vendit dhe peshon 3.5 kilogramë. Si vogëlushi ashtu edhe Linda Rama gëzojnë shëndet të plotë.

Mogherini: Urimet më të mira çiftit Rama për lindjen e djalit:

Gjithashtu urimeve për lindjen e djalit të kryeministrit Rama i është bashkuar edhe Ministrja e Jashtme e Italisë, Frederica Mogherini, gjatë konferencës për shtyp me ministrin Bushati:

“Kjo vizitë përkon dhe me lindjen e djalit të kryeministrit dhe përfitoj t’i shpreh urimet më të mira.”
 
minsitrija italiane

Redaksia Online
(Gre.M/Shqitparja.com)