Ambasadori amerikan në Serbi:
Politika për Kosovën s'ndryshon

Ambasadori amerikan në Serbi:<br />Politika për Kosovën s'ndryshon
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd ka deklaruar sot se politika amerikane në Ballkan nuk do të ndryshojë me ardhjen në fuqi të administratës së re.
 
Serbët kanë pasur shpresa se me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë politika amerikane kundrejt Kosovës do të ndryshojë, por ambasadori Kyle Scott thotë se kjo nuk do të ndodhë.
 
“Nuk kam parë në fushatën e Trumpit ndonjë tregues që të më shtyjë të besoj për ndryshimin e politikës së SHBA kundrejt pavarësisë së Kosovës”, thotë Scott për gazetën Danas.
 
Ai shton se Amerika në drejtimin e Trumpit do të vazhdojë të fokusohen në stabilitetin e rajonit të Ballkanit.
d.i./Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)