Ambasadori Arvizu: Rotacioni
është një parim i mirë në politikë

Ambasadori Arvizu: Rotacioni<br />është një parim i mirë në politikë
TIRANË - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu, është shprehur se rotacioni është i mirë në politikë. Ka qenë ky qëndrimi i shprehur gjatë një interviste në emisionin "Opinion" të gazetarit Blendi Fevziu". I pyetur për interesin e SHBA-ve për rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit në Shqipëri, Arvizu tha se "Ne jemi shumë të interesuar për rezultatin. Për rotacionin mendojmë se është një parim i mirë, në politikë. Nëse zgjedhjet janë të lira të ndershme dhe transparente një parim si rotacioni është një zgjidhje e mirë. Njerëzit vendosin se kur duhet të ketë rotacion. Nëse zgjedhjet janë të lira të ndershme dhe transparente një parim si rotacioni është një zgjidhje e mirë. Njerëzit vendosin se kur duhet të ketë rotacion".

Duke iu përgjigjur pyetjeve direkte për situatën zgjedhore në Shqipëri, Arvizu tha se ka qënë një situatë e vështirë krahasuar me eksperiencat e tjera në fushatat zgjedhore dhe që shpreson që situata e numërimit të votave të mos përsëritet.

I pyetur për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së, ai tha se ajo procedurë ka qenë problematike. "Kam folur publikisht dhe z. Reeker ka folur për këtë; mendoj se ka qenë një procedurë me shumë pikëpyetje. Por problematike për mua ka qenë situata e krijuar nga largimi i LSI-së nga koalicioni, kur mazhoranca u kthye në minorancë.

A jeni takuar me z. Rama dje për të biseduar për çëshjen e KQZ-së?

Duke parë situatën në KQZ, nuk besoj se ata kanë një objeksion. Kjo duhet të ishte zgjidhur nga ana politike; duhet t’u tregonin ndërkombëtarëve se ishin të aftë të ndryshonin këtë situatë, të emëronin anëtarët. Le të jemi realistë. Ata përpiqen të fitojnë avantazh politik dhe në atë kohë më është thënë se ajo që ka qenë me interes për të dyja palët, nuk ka qenë përbërja e KQZ-së, sepse në fillim u diskutua për numrin e anëtarëve.

Qëndrimi juaj kur u deklarua largimi i një anëtari të KQZ?

Në fakt kam pasur disa kontakte me njerëz të ndryshëm, kam biseduar për këtë dhe disa prej këtyre deklaratave kanë qenë paksa të nxituara. I kam thënë atyre se kjo ka ndodhur më shumë se një muaj më parë dhe besoj se kam pasur të drejtë. Ka pasur një rrethanë të pazakontë, që u krijua nga largimi i LSI-së nga koalicioni, por disbalanca duhet të trajtohej nga të dyja palët. Kjo ishte një mundësi e humbur.

Po për tre ligjet?

Problemi i tre ligjeve është se është i lidhur më Gjykatën e Lartë; nuk mund të them se opozita ka pasur të drejtë, por është një situatë shumë komplekse,. Por situata mund të zgjidhej nëse mund të kishte më shumë kompromis se tashmë të dyja palët thonë alternativën e tyre. Njëra palë thotë “ejani votoni”, ndërsa pala tjetër thotë “duam një shenjë që do t’i zbatoni”. Ky është një ngërç.

Qëndrimi ishte i juaji për KQZ-në apo ishte nga Departamenti i Shtetit?

Pocizioni që unë kam shpallur ka qenë terësisht i koordinuar me Uashingtonin. Njerëzit duhet ta kuptojnë se ka një distancë të madhe sa i përket kohës, por në jemi në terren me njerzëit, flasim me ta, kemi përditësime të herëpashershme. Ndërsa në Uashington ata mbështeten në raportet që u çojmë ne. Por Uashingtoni bazohet në ambsasadën këtu dhe përgjigja ka qenë plotësisht e koordinuar nga Uashingtoni.

Sa i përket kërkesës për plotësimin e emrave…

Unë e kam lexuar me shumë kujdes dëshminë e z.Reeke dhe e kam diskutuar këtë gje edhe me tej dhe duhet ta kemi shume të qartë se cili është pozicioni ynë klidhur me KQZ-në. Ne besojmne se KQZ-ja duhet të konstituohet plortësisht, nuk është konceptuar që të operojë me anëtarë 3, 4 apo 5 por duhet të fuksioniojë me 7 anëtarë. Z.Rama ka thënë se ata janë të gatshëm të ecin përpara menjëherë, por ai ka nevojë për garanci se procesi do të respektohet dhe se integriteti i KQZ-së nuk do të kompromentohet. Jo çdo çështje që kërkon 5 vota duhet të kalojë në kolegjin zgjedhor.
Zoti Rama ka thënë se ata janë të gatshëm, të ecin përpara menjëherë, por ai ka nevojë për garanci se procesi do të respektohet dhe se integriteti i KQZ nuk do të kompriomentohet.

Nëse KQZ-ja nuk plotësohet, çfarë komplikimi do të ketë në zgjedhje?

Problemi është ky, le të jemi të sinqertë për disa çështje të vështira që kërkojnë një shumicë të kualifikuar, padyshim që do të kërkohet 4 me 3, por çështja do të referohet në Kolegjin Zgjedhor. Ne ketë e kuptojmë se do të ndodhë. Kjo nuk është mënyra sesi duhet të funksionojnë. Kolegji Zgjedhor duhet të jetë opsioni i fundit.

A ka një qëndrim tuajin personal në këto zgjedhje, a do të përfshiheni?

Ne jemi neutralë dhe nuk jemi të favorizuar. Ne punojmë shumë që të sigurohemi se nuk tregojmë favorizim në njërën palë apo tjetrën. Ka raste kur duket sikur jemi më shumë kritikë më njërën palë, por ky është qëndrimi ynë në raport me një çështje të caktuar.

Ka pasur deklarata se SHBA janë në favor të një rotacioni, ka zëra që thonë se largimi i Metës nga koalicioni, ka ardhur pas një vizite të tij në SHBA? A janë të interesuar SHBA për rezultatin e zgjedhjeve?

Ne jemi shumë të interesuar për rezultatin. Për rotacionin mendojmë se është një parim i mirë, në politikë. Nëse zgjedhjet janë të lira të ndershme dhe transparente një parim si rotacioni është një zgjidhje e mirë. Njerëzit vendosin se kur duhet të ketë rotacion.

A keni realisht frikë se mund të ketë probleme?


Sinqerisht do të ishte mirë nëse cilado parti të fitonte një fitore të bindshme 74 me 66, kur rezultatet janë të qartë, dhe të përcaktuara është pozitive. Nëse zgjedhjet kontestohen s’do kemi një qeveri deri në gusht apo shtator.

A ka një ftohje mes SHBA dhe Shqipërisë, apo kryeministrit? I referohem deklaratës së Metës se: SHBA i ka hequr vizën Berishës?

Mendoj qe marrëdhëniet SHBA dhe Shqipërisë janë shumë të forta, nuk ka nevojë që të futem në listen e gjatë të bashkëpunimeve. Berisha është kreu i qeverisë, kështu që sa i takon asaj që zoti Meta ka thënë mendoj se është një lojë fjalësh, që në gjuhën shqipe tingëllon një frazë tërheqëse.

I ka një problem mes jush personalisht dhe Berishës?

Jo nuk mendoj kështu.

Për shembull sa i takon deklaratave për tekstet mësimore, 21 janarit, Gjykatës së Lartë, a ka axhenda juaj mospërputhje me axhendën e Uashingtonit?

Kur zoti Moore, Reeker kanë qenë këtu, të dy kanë trajtuar këtë çështje, ata e kanë thënë publikisht, që kushdo që është kreu i delegacionit të SHBA, flet në emër të delegacionit. Këto tema janë për subjekte të ndryshme. Unë nuk kam luksin e të paturit të opinioneve personale, ato janë zyrtare, dhe ju nuk keni luksin e të vendosur se cili do të jetë ambasadori amerikan, pasi këtë e vendos presidenti i SHBA.

Berisha premtoi heqjen e vizave me SHBA-në dhe pati një reagim nga ambasada amerikane. Kaq e vështirë është heqja e vizave me SHBA?

Para së gjithash mendoj se të gjithë ne jemi habitur kur dëgjuam se doli kjo, pasi është fushatë zgjedhore. Përgjigjja jonë ka qenë shumë e drejtpërdrejtë dhe teknike. Kjo lidhet me atë që njihet si programi pa viza, që legjitimohet prej kongresit të SHBA. Vetëm 30 vende në Europë përfitojnë prej kësaj. Ka kërkesa shumë teknike që një vend të pranohet. Duhet që niveli i refuzimit të jetë jo më i lartë se 3 %. Ne kemi treguar se në vitin fiskal 2012, niveli i refuzimit ka qenë 40.5 %. Ndoshta 2012-a ka qenë vit i keq, disa vite ka qenë më i ulët apo më i lartë. Ka një konfuzion se cili është sistemi amerikan dhe udhëtimi pa viza në zonën Shengen që Shqipëria fitoi në dhjetor të 2010. nuk jam

Nëse Shqipëria përmirësohet në vite, a mund të shkojë drejt këtij programi?

SHBA kanë kërkesa strikte që thonë 3% dhe Shqipëria ka një rrugë të gjatë për të bërë dhe shumë punë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat