Ambasadori austriak jep mesazhin politik krah Ramës: Jam i bindur se kriza do zgjidhet

Johan Sattler ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij të fundit si ambasador i Austrisë në vendin tonë, në ceremoninë ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij Satler tha se shumë shpejt kriza politike në Shqipëri do të marrë zgjidhje.

“Në Shqipëri më thanë se nuk mërzitesh kurrë, dhe në fakt këtë e kam vlerësuar dhe e kam përjetuar gjatë gjithë kohës.  Jam i bindur se do të ketë një zgjidhje të krizës. Jam mjaft i lumtur që këtu ndodhet edhe kryeministri, kemi mjaft miq këtu që kemi punuar ngushtë gjatë këtyre viteve. Këtu nuk ka ndasi etnike apo fetare dhe patjetër ka mundësi për t'u bërë të gjithë së bashku.  Duhet kujdes edhe me fjalët, pasi ato kanë edhe pasoja. Nuk do të ketë demonstrime, mëreni me qetësi dhe shpresoj të qëndroni këtu me mua”, tha Sattler.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se Shqipërinë e duan të gjithë teksa i shprehu mirënjohjen Satler për misionin e tij diplomatik në vendin tonë.

“ Sa i përket Shqipërisë, gjithmonë e duan më shumë atë. Shprehim mirënjohjen për ju ambasador për atë që keni bërë. Një zonjë po kujdeset për ju. Ky është një moment mjaft prekës për t’iu thënë lamtumirë. Na ka bërë të ndihemi mirë dhe na ke pranuar ashtu sikur unë jam. Me të vërtetë, iu duan shumë për gjithçka keni bërë", tha Rama

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase