Ambasadori austriak nga Korça: Zhvillimet në PD? Presim vendimin e gjykatës, vendi ka nevojë për opozitë të fortë

Nga qyteti i Korçës ku mbajti një leksion të hapur me studentët e Universitetit Fan S. Noli, Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Christian Steinar, komentoi zhvillimet intensive politike në vend. Ndër çështjet më të rëndësishme të cilat z. Steinar komentoi, ishin: Ballkani i Hapur, çelja e Negociatave me Bashkimin Evropian për Shqipërinë, marrëdhëniet zyrtare dhe Partinë Demokratike dhe me presidentin në ikje Ilir Meta. Ambasadori Austriak është shprehur se shpreson që Shqipërisë dhe Maqedonisë të Veriut së shpejti do ti çelen negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por këto të fundit duhet të shkojnë kah nivelit të kërkuar të standardeve, ku ka nënkuptuar vazhdimësinë dhe intensifikimin e reformave të ndryshme në Shqipëri. 

Ballkanin e Hapur z. Steinar e ka komentuar si një iniciativë rajonale të rëndësishme për të përmbushur disa nga objektivat e BE-së. Për marrëdhëniet me partinë demokratike dhe ish kryeministrin Berisha, Ambasadori i Austrisë ka theksuar se pret vendimin e gjykatës së Apelit për të mbajtur më pas një qëndrim për bashkëpunimin. Ndërkohë që ka potencuar se për Shqipërinë është e rëndësishme një opozitë e fortë. 

Zoti ambasador, Rama thotë që nuk do jemi gati për dasmë. Me këtë deklaratë do të thotë se ka hequr dorë nga kërkesa për të qenë në BE apo kërkon një Evrope të vogël me ‘Open Balkan’?

Përsa i përket çështjeve të BE, shpresojmë që negociatat do të hapen shumë shpejt me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë besoj që është edhe shumë e rëndësishme që punojmë së bashku me iniciativa konkrete, jemi në favor që kemi Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që të jenë vende anëtarë të BE, do të përpiqemi aq sa mundemi. Shpresojmë që mund të kemi negociatat.

Një koment për Ballkanin e hapur?

Ballkani i hapur është një iniciativë rajonale, në parim iniciativat rajonale janë të mira por është e rëndësishme që standardet e BE të respektohen.

Konkretisht, ju e mbështesni?

Siç thashë, për ne standardet janë të rëndësishme dhe iniciativat rajonale duhet të mos bien ndesh me parimet e BE.

Partia Demokratike është e përçarë, keni një koment?

Ne ndjekim zhvillimet, është politike e brendshme në Shqipëri, si diplomat nuk e komentoj. Duhet të shikojmë si do jetë vendimi i gjykatës, atëherë për ne është e rëndësishme është që të kemi një opozitë të fortë.

Ambasador, kur thoni për vendimin e gjykatës, keni parasysh dhe marrëdhëniet me Berishën?

Do të shikojmë si do jetë vendimi

Në rast se fiton Berisha, do keni marrëdhënie me të?

Do ta shikojmë, presim vendimin e gjykatës.

Herën e fundit kur ishit në Korçë thate se një vend pa opozite te forte, edhe vend i vdekur. Kemi një president në ikje i cili është gati në korrik të kthehet formalisht në opozitar, a e komentoni këtë?

Roli i presidentit është funksion shumë i lartë. Nuk e di, duhet të presim.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda