Nga Berati ku ishte në një aktivitet kulturor Schnoll pohoi se mundësitë për përfituar azil janë zero dhe shqiptarët që janë atje do rikthehen në atdhe.
“Ashtu si është thënë shumë herë, por unë dua ta përsëris përsëri, nuk ka asnjë mundësi për ti pranuar këta azilant në vendet ku ata janë nisur.. Shumica e azilantëve janë drejtuar në vende të tilla si Gjermani dhe Francë dhe më pak në Austri. Kohët e fundit ne kemi pasur emigrant nga Kosova, por për shkak të fushatave publicitare që ne kemi ndërmarrë dhe për shkak të informacioneve të shumta që ne kemi dhënë në media, numri i tyre ka ardhur duke u reduktuar".
Ambasadori austriak u ndal edhe tek dekriminalizimi, që sipas tij nuk duhet të kufizohet vetëm tek parlamenti.
“Mendojë që është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, ajo që konsiderohet si dekriminalizimi, jo vetëm i parlamentit, por i të gjitha institucioneve politike.
Eshtë shumë e rëndësishme që të gjitha inisiativat që ndërmeren në këtë kuadër të të shqyrtohen me kujdes dhe duhet të jenë partitë politike që duhet ti ndërmarrin këto hapa.”
Shcnoll pohoi ndër të tjera se Austria ka qënë gjithmonë një mbështetëse e Shqipërisë në intergrimin Europian dhe një avokate e fortë në Bashkimin Europian për integrimin.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
