/ATSH-Gjergji Mima/ -Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë Roland Bimo ka nënvizuar rëndësinë e vizitës së Kryeministrit Rama në Serbi për një dialog frytdhënës në nivel bilateral dhe rajonal.
Gjatë një pritjeje në ambjentet e Ambasadës së Shqipërisë në Vjenë me përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Huaj të akredituar në Vjenë, ambasadori Bimo evidentoi rezultatet konkrete të arritura në këtë vizitë, duke iu referuar nënshkrimit të marrëveshjeve për njohjen reciproke të diplomave dhe shkëmbimit të të rinjve.
Këto deklarata ambasadori Bimo i bëri pasi korespondenti i disa gazetave serbe shprehu interes ndaj vizitës së Kryeministrit Rama në Serbi dhe impaktit të saj në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në këtë pritje morën pjesë rreth 25 gazetarë, që mbulojnë kryesisht rajonin e Ballkanit Perëndimor, për gazeta, stacione televizive dhe agjenci të ndryshme lajmesh, si psh. Reuters, Athens Neës Agency, gazeta zvicrane Neue Zürcher Zeitung, stacioni tv gjerman ARD, gazeta të Rusisë, Serbisë, Sllovenisë, Bullgarisë, etj.
Aktivitet i Ambasadës së Shqipërisë në Vjenë me gazetarët e huaj të akredituar në Vjenë
Fillimisht për të pranishmit u shfaq një film promovues mbi turizmin në Shqipëri. Në vijim Ambasadori Roland Bimo mbajti një fjalë hyrëse, duke u fokusuar mbi ecurinë e procesit të integrimit euro-atlantik të vendit tonë, bashkëpunimin dypalësh me Austrinë, politikën e fqinjësisë dhe bashkëpunimin rajonal.
Aktiviteti vazhdoi në formën e një bashkëbisedimi, ku gazetarët e pranishëm patën mundësi të drejtonin pyetje.
Pyetjet e gazetarëve kishin të bënin kryesisht me marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën, zhvillimin e turizmit, projektet në fushën e energjisë, rolin e shtetit në politikat bujqësore, etj. Në mbyllje Ambasada shtroi për të pranishmit një koktej.
/Shqiptarja.com