Ambasadori britanik i prerë: Nuk bashkëpunojmë me non-grata! Parlamenti t'i kthehet normalitetit

Ambasadori britanik i prerë: Nuk bashkëpunojmë me non-grata! Parlamenti t'i kthehet normalitetit

Berisha dhe Alastair King Smith

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King Smith tha se parlamenti në vend duhet të jetë funksional. Gjatë një interviste në ABC News, Smith shtoi se Britania e Madhe nuk bashkëpunon me asnjë person të shpallur “non-grata”.

“Është shumë e rëndësishme që parlamenti të funksionojë në interes të demokracisë dhe të qytetarëve. Kjo është përgjegjësi e opozitës, edhe gjithashtu e shumicës. Është e rëndësishme që të gjithë politikanët të punojnë së bashku me këtë qëllim. Kuvendi është institucioni kyç për të çuar përpara interesin qytetar. Kuvendi dhe komisionet duhet të funksionojnë.

Ne kemi qasje të gjerë, nuk përcaktojmë grupe individësh. Ka vendime spedicike për individe specifikë dhe për ata nuk angazhohemi. Me të tjerët duam dialog, duam angazhim. Nuk më përket mua të shprehem për politikën e brendshme. Nuk do të komunikoj në emër të listës së personave “non grata”. Nuk mund të komentoj. Pozicioni ynë është shumë i qartë", tha ai.

Ambasadori e mbyll duke thënë se angazhimi i vendit që ai përfaqëson është me individë që nuk janë përcaktuar “non-grata”.

"Vendimet për “non grata” janë specifike për individë, nuk janë për grupime. Kemi angazhim me individë që nuk janë të përcaktuar të tillë”, theksoi Smith.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:02
Ambasadori britanik: Shqipëria të marrë hapa më të mëdha për të luftuar korrupsionin, vazhdon të depërtojë sektorët publikë

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith thotë se Shqipëria duhet të marrë hapa më të mëdhenj në luftën kundër korrupsionit. Ambasadori mori pjesë në konferencën dyditore me temë “Forcimi i Llogaridhënies: Fuqizimi i Përpjekjeve Kundër Korrupsionit në Ballkanin Perëndimor”, nga ku tha se Shqipëria duhet të pranojë se korrupsioni vazhdon të depërtojë në sektorët publikë dhe se ka ende punë për ta luftuar.

“Shqipëria duhet ta pranojë se korrupsioni vazhdon të depërtojë sektorët publikë dhe privatë në shoqëri dhe të ndërmarrë hapa më të mëdha për t’iu kundërvënë. Jo sepse partnerët ndërkombëtare, si ne janë të shqetësuar, por sepse kjo është thelbësore për vetë zhvillimin e Shqipërisë.

“Dhe ne duhet të garantojmë, ndërkohë që reforma në drejtësi vazhdon, të jenë vetë institucionet të inkurajuar si aktorë të pavarur, të formësojnë fazën tjetër. Angazhimi, krahas këtyre institucioneve në reformën e mëtejshme duhet të konsiderohet me shumë kujdes ose mund të rrezikojë të dëmtojë përparimin që është bërë. I inkurajoj institucionet të paraqesin propozimet për fushat që ata kërkojnë më shumë mbështetje ose ku shohin se ndryshimet mund të zgjerojnë, jo kufizojnë shtetin e së drejtës”, tha Alastair King-Smith.

Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit mbetet një përpjekje e përbashkët dhe bëri thirrje që institucionet e pavarura të vendosen në qendër të reformave të mëtejshme.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion