Ambasadori gay Laurent Stefanini i përcaktuar nga Franca për Selinë e Shenjtë të Vatikanit, ka ende mbështetjen e Parisit.

Lajmi bëhet me dije nga televizion francez BFM-TV, i cili përgënjeshtron kështu disa media të tjera mbi faktin se drejtuesit e Elizesë po kërkojnë një zëvendësues për ambasadorin pas refuzimit të Vatikanit për t’a akredituar si ambasador të Francës në Selinë e Shenjtë.

Laurent Stefanin, ambasadori gay i zgjedhur nga presidenti Francois Hollande është pritur të shtunën nga Papa Françesk dhe sipas të përjavshmes satirike franceze “Le Canard Enchaine” Papa i ka konfirmuar personalisht se “refuzon t’i japë aprovimin”.

Takimi është konfirmuar dhe nga burime të tjera, që nuk theksojnë detaje por thonë se “ka qenë një takim tepër diskret”. Megjithatë zyrtarë të qeverisë franceze theksojnë se Laurent Stefanini mbetet “propozimi i Francës për ambasadorin e Selisë së Shenjtë”.

Laurent Stefanini

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)