Ambasadori gjerman: Anëtarësimi
i Kosovës në OKB, temë bisedimesh

Ambasadori gjerman: Anëtarësimi<br />i Kosovës në OKB, temë bisedimesh
BEOGRAD - Ambasadori gjerman në Serbi, Heinz Wilhelm tha se anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara, është një nga çështjet që duhet të gjendet “në tavolinën” e bisedimeve në Bruksel.

Ai gjithashtu tha se Berlini dëshiron që marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës të ngirhen në nivelin e ambasadorësh. “Për ne kjo është një çështje (anëtarësimi në OKB), e rëndësishme, por në këtë moment unë nuk mund të them nëse ajo do të jetë vendimtare për dhënien e datës(Serbisë për negocitata për anëtarësim me BE-në). Së pari ne do të presim për raportin e Komisionit Evropian dhe të Catherine Ashton mbi përparimin në dialog. Palët do të shqyrtojnë raportin dhe të marrin vendimin përfundimtar”, ka thënë Wilhelm për “Veçernje Novostin. “

Ai rikujtoi se Gjermania e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, duke shtuar se për këtë arsye Berlini do të donte të shihte ngritjen e raporteve mes Beogradit e Prishtinës, në nivel ambasadorësh.

“Por, Serbia nuk e njeh Kosovën. Për ne është e kënaqshme edhe marrëveshja për shkëmbimin e zyrtarëve ndërlidhës për të punuar me misionin e BE-së në Beograd dhe në Prishtinë. Kjo është një tjetër gjë e mirë, por përsëri, ka shumë gjëra të rëndësishme që duhet të adresohen", tha ambasadori Wilhelm.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit