KORCE - Ambasadori holandez në Shqipëri është diplomati i radhës që i bën apel qeverisë të dialogojë me ish të përndjekurit politik. Nga qyteti i Korçës ku ndodhej për një vizitë, Martin De La Beij tha se duhet gjetur gjuha e përbashkët dhe të nisë dialogu sa më shpejt.
"Duhet të gjendet sa më shpejt zgjidhje për grevën e urisë. Unë u bëj thirrje të dyja palëve, si atyre që kanë hyrë në grevë ashtu edhe qeverisë që të dialogojnë. Çështja më kryesore ku duhet të përqendrohet edhe vëmendja është gjetja e gjuhës së përbashkët dhe nisja e dialogut me grevistët", u shpreh ambasadori.
Ambasadori u ndal edhe tek çështja e statusit kandidat duke vlerësuar se për një përgjigje pozitive, partitë politike në Shqipëri duhet të nisin punën sëbashku për kryerjen e reformave në interes të vendit.
“A ndikon negativisht greva e ish të përndjekurve në marrjen e statusit? Ambasadori: Greva dhe statusi janë dy çështje krejt të ndryshme, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Në mënyrë që vendimi në dhjetor të jetë pozitiv, partitë politike duhet të fillojnë të punojnë së bashku në mënyrë që të plotësojnë kushtet e vendosura nga Komisioni Evropian. Eshtë në interesin e Shqipërisë që të marrë statusin pasi e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian”, tha De La Beij.
Gjatë vizitës në Korçë, ambasadori mori pjesë në inaugurimin e qendrës për të moshuarit e ndërtuar me ndihmën e dy fondacioneve hollandeze.
(Gre.M/Shiptarja.com)
/Shqiptarja.com