Ambasadori i BE në Beograd pret
përparim në takimin Thaçi-Daçiç

BEOGRAD- Shefi i delegacionit të Bashkimit Europian në Beograd, Vincent Deger, ka shfaqur shpresën se në takimin e sotëm të kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, do të arrihet përparim në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit.

Në një deklaratë për mediat serbe, Deger ka thënë se në mesin e çështjeve të pazgjidhura është edhe Ligji për Amnisti, i cili, sipas Marrëveshjes së Brukselit, duhet të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

“Është e rëndësishme që të shënohet përparim dhe të vazhdojë dialogu mbi çështjet e pazgjidhura”, ka thënë Deger.

Si çështje që kërkojnë zgjidhje, ai ka përmendur edhe ato që lidhen me telekomunikacionin dhe energjinë.

Kryeministrat Thaçi dhe Daçië takohen sot në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Catherine Ashton.

Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin