Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u takua këtë të hënë me Baba Mondin, një takim që shërbeu për të diskutuar për tolerancën fetare në vendin tonë.

Gjatë takimit me Kryegjyshin Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Gonzato theksoi se bashkëjetesa  paqësore mes besimeve fetare, është një vlerë thelbësore edhe për Bashkimin Evropian.

Gonzatto dhe Baba Mondo diskutuan për mënyrat e bashkëpunimit për të forcuar tolerancën, solidaritetin, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin. Sipas ambasadorit, këto janë elementë që kontribuojnë edhe në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

"Shqipëria shquhet për bashkëjetesën paqësore ndërmjet besimeve fetare, një vlerë thelbësore edhe për Bashkimin Evropian. Diskutova me Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, në cilësinë e tij si Kreu i Urdhrit Bektashi dhe Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, për mënyrat se si mund të bashkëpunojmë për të forcuar tolerancën, solidaritetin, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin, duke kontribuar njëkohësisht në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian,” tha Silvio Gonzato, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 22 Shkurt, 21:11

    A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?