Ambasadori i ri SHBA-ve,
Greg Delawie mbërrin në Kosovë
Ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, ka mbërritur në Prishtinë, ku nesër do të dorëzojë letrat e tij kredenciale te Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, dhe pas takimit do të japin deklarata për mediat.
PRISHTINË, 20 Gusht /ATSH-B.Jashari/.-Ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, ka mbërritur në Prishtinë, ku nesër do të dorëzojë letrat e tij kredenciale te Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, dhe pas takimit do të japin deklarata për mediat.
Kjo bëhet e ditur në njoftimet e dërguara nga Ambasada e SHBA në Prishtinë dhe Presidenca e Kosovës.
“Sa mbërrita në Prishtinë. Ndihem shumë mirë që jam në Kosovë, i emocionuar”, ka shkruar në rrjetin e tij social, Twitter, ambasadori Delawien.
Ambasada Amerikane në Prishtinë në 30 mars njoftonte se, Presidenti Obama ka nominuar Greg Delawie-n që të shërbejë si ambasadori i ardhshëm i SHBA-ve në Kosovë.
Ambasadori i ri amerikan në Kosovë në prezantimin e tij përmes videos duke paralajmëruar ardhjen në Prishtinë, është shprheur se, “është nder për mua të shërbej si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës. Pres ta vazhdoj miqësinë e gjatë mes shteteve tona”.
“Gjithmonë kam besuar në vlerën e marrëdhënieve mes popujve, jo vetëm mes qeverive. Vazhdimi dhe ndërtimi i lidhjeve të tilla me Kosovën, demokracinë më të re të Evropës, do të jetë njëri prej prioriteteve të mia kryesore”, ka theksuar ambasadori amerikan, Greg Delawie.
Në fjalën në ceremoninë e betimit si ambasador në Republikën e Kosovës, në 24 korrik 2015, Delawie mes tjerash është shprehur: “Besoj që qytetarët e Kosovës e ndajnë vizionin tonë. Aspiratat e tyre e përfshijnë Kosovën si shtet demokratik, shumetnik, të njohur dhe në paqe me fqinjët e vet, me një qeveri që funksionon mirë dhe që e zbaton sundimin e ligjit dhe që është e lirë nga korrupsioni. Edhe ata e dëshirojnë një Kosovë që është në rrugë të qëndrueshme drejt anëtarësimit në institucionet kryesore evropiane. Dhe ata dëshirojnë një Kosovë ku me arsye mund të presin të gjejnë vende pune që do t’u ofrojë familjeve të tyre të ardhme pozitive”.
Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
15.1%
-
Opozitës
17.9%
-
Qytetarëve
67%
Vota total: 1066
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Premtimet e kryebashkiakut të ri të Himarës para zgjedhjeve të 4 Gushtit, a do i mbajë Vangjel Tavo?
5 Gusht, 08:06
-
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si parashikohet moti për këtë javë
5 Gusht, 07:59
-
Sfida dhe vendime të rëndësishme...çfarë kanë parashikuar yjet për sot
5 Gusht, 07:50
-
VIDEO/ Fjala e plotë e Vangjel Tavos pas fitores së zgjedhjeve të pjesshme në Himarë: Që sot vazhdojmë punën për ato që kemi premtuar, turizmi prioritet
5 Gusht, 07:47
-
Lufta Izrael-Hamas, lëshohen sirenat e alarmit: Sulmi i Iranit ‘i pashmangshëm’! Teherani refuzon thirrjet për moderim, rriten tensionet
5 Gusht, 07:44
-
VIDEO/ Brohoritje, duartrokitje dhe përqafime! Ja si e priti Vangjel Tavo me mbështetësit fitoren e Bashkisë së Himarës, momenti i numërimit të votave të fundit
5 Gusht, 07:14
-
Vangjel Tavo i PS-së, fiton zgjedhjet e pjesshme në Himarë! Kryetari i ri i bashkisë: Sot fituan himariotët! Gjikuria i mirëpritur për nënkryetar (VIDEO)
5 Gusht, 07:06
-
Zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit/ Vangjel Tavo, kryetari i ri i bashkisë Himarë! Ja me sa vota fitoi
5 Gusht, 06:59
-
Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës
5 Gusht, 02:11
-
Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurisë! 11 vota të pavlefshme
5 Gusht, 01:13
-
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë/ Fillon procesi i numërimit, hapen 4 kutitë e para
5 Gusht, 00:42
-
Vangjel Tavo dhe deputetët socialistë mbërrijnë në KZAZ
5 Gusht, 00:29