Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka përshëndetur sot nëpërmjet një mesazhi të shpërndarë në rrjetin social Tëitter, 70 vjetorin e Çlirimit të Tiranës, por nuk ka nguruar të shënjestrojë fotot e diktatorit në këtë ceremoni. Diplomati amerikan është shprehur se prezenca e këtyre fotove në ceremoni e njollosën atë. Fotoja siç tha ai më tej është fyerje për shqiptarët. Për shfaqjet e fotove të diktatorit Hoxha dhe thirrje pro tij në ceremoninë e organizuar tek memoriali i ushtarit të Panjohur ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila akuzon kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit Meta se po rehabilitojnë figurën e diktatorit.
/Shqiptarja.com









