Ambasadori i SHBA: PAK kanë
nevojë për arsim, punë e akses 

Ambasadori i SHBA: PAK kanë<br />nevojë për arsim, punë e akses 
Qendra e zhvillimit në Shkodër ka mjediset e saj të reja, falë financimit të zyrës së bashkëpunimit ushtarak në ambasadën Amerikane në Shqipëri.
 
Inaugurimin zgjodhi ta bëjë vetë ambasadori Donald Lu sëbashku me kryetaren e bashkisë Shkodër dhe stafin e qendrës.
 
Ambasadori Lu tha se po punohet për të gjetur punë më të mira për këto persona, sepse mbështetja ndaj tyre duhet të jetë e pakufizuar.
 
"Kur kam qenë në gjimnaz u mora vullnetar në një shkollë të mesme për nxënës me aftësi të kufizuar dhe kam parë që mund të arrijnë gjithçka.
 
Por kanë nevojë për arsim, vende pune dhe ndërtesa të aksesueshme.
 
SHBA është krenare për partneritetin me qendrën për zhvillim në Shkodër për t'u bërë ndër më të mirat në Ballkanin Perëndimor.
 
Projektin e filluam një vit më parë, u mbështet nga inxhinierët e SHBA. Janë duke u përfunduar shumë qendra të tilla përmes mbështetjes së SHBA.
 
Po punojmë për të gjetur punë të mira për personat me aftësi të kufizuara
" tha Lu.
 
300 mijë dollarë është vlera e investimit në këtë qendër. Mjediset e saj janë transformuar, duke e bërë me të lehtë punën me 80 persona, nga të cilët gjysma marrin shërbimin rezidencial, e gjysma tjetër ditor.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

'Opozita me dy fytyra përballë drejtësisë'/ Veliaj: PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet

'Opozita me dy fytyra përballë drejtësisë'/ Veliaj: PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet