
Foto: Matthew Whitaker
Vendet e Evropës Jugore "duhet të bëjnë më shumë" për iniciativën PURL të NATO-s, e cila parashikon blerjen e armëve nga SHBA-të për furnizimin e Ukrainës.
Kështu deklaroi ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, në një konferencë për shtyp.
"Përmes PURL, Presidenti Trump ka vënë në dispozicion armët më të mira në botë, armatimet dhe municionet amerikane, për t'u shitur aleatëve tanë evropianë të NATO-s, plus Kanadasë, dhe më pas për t'i furnizuar Ukrainës.
Ukraina ka nevojë për to, i dëshiron ato dhe ne duhet të sigurohemi që ato të vazhdojnë të jepen dhe që aleatët tanë të iniciojnë dhe të blejnë përmes këtij mekanizmi që tani funksionon pa probleme dhe me efikasitet", tha ai.
Whitaker theksoi gjithashtu se aleatët duhet të kontribujnë më shumë që Rusia të ulet në tryezën e negociatave dhe të pranojë një armëpushim"
"Vende të tjera kanë njoftuar së fundmi pjesëmarrjen e tyre të planifikuar. Kjo vjen pas njoftimeve të mëparshme nga Kanadaja, Holanda, Gjermania dhe një angazhimi të përbashkët nga Danimarka, Norvegjia dhe Suedia.Dhe do t'i inkurajoja ata që ende nuk janë paraqitur ta bëjnë këtë.
Në fund të fundit tani është se nëse Ukraina do të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten, mënyra më e shpejtë dhe më konkrete se si aleatët mund të kontribuojnë është të investojnë në PURL. Ky program është jetik dhe aleatët duhet të ndihmojnë më shumë që Rusia të ulet në tryezën e negociatave dhe të pranojë paqen", theksoi ambasadori amerikan.
Lajmi kryesor:
Ukrainë/ Rusia godet 4 kamionë me ndihma të OKB, Kievi: Akt terrorizmi! Në Kharkiv, bomba bie pranë spitalit, 57 të plagosur









