Rusia kreu sërish sulme gjatë natës në Ukrainë. Avionët luftarakë rusë hodhën tre bomba gjysmëtonëshe në Kharkiv, njëra prej të cilave ra pranë spitalit të qytetit. 6 pacientë u plagosën nga copat e xhamit ndërsa një pjesë e spitalit, që strehonte më shumë se 100 pacientë, u desh që të evakuohej.
Volodymyr Zelensky tha se të plagosur mbetën 57 persona. Ndërkohë, në një tjetër sulm rus u goditën katër kamionë të një misioni humanitar të OKB-së në Kherson. Njëri prej tyre u dogj, një u dëmtua rëndë, ndërsa dy të tjerët i shpëtuan sulmit. Kievi e cilësoi sulmin si një akt terrorizmi.
OKB-ja dënoi sulmin si të papranueshëm.
"Sulme të tilla janë plotësisht të papranueshme. Punëtorët humanitarë mbrohen nga e drejta ndërkombëtare humanitare dhe nuk duhet të sulmohen kurrë", tha Matthias Schmale, Koordinatori Humanitar i OKB-së për Ukrainën.
Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të udhëtojë të premten drejt SHBA-së, ku do të takohet me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ai ka kërkuar nga SHBA raketat Tomahawk, me të cilat, tha ai, do të shënjestreojë vetëm objektivat ushtarake në Rusi.
Moska, nga ana tjetër, ka paralajmëruar se furnizimi i Ukrainas me raketat amerikane Tomahawk "mund të përfundojë keq për të gjithë, dhe para së gjithash për vetë Trumpin".
Foto: Volodymyr Zelensky
Presidenti Volodymyr Zelensky i ka hequr shtetësinë ukrainase kryetarit të bashkisë së Odesës, Gennady Trukhanov, një politikan i shquar vendas, dhe balerinit Sergei Polunin, i cili ka shkaktuar një skandal me qëndrimin e tij pro-Kremlinit.
"Shtetësia ukrainase e kryetarit të bashkisë së Odesës, Gennady Trukhanov, është pezulluar", njoftoi të martën në Telegram Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU), duke cituar një dekret të nënshkruar nga Zelensky.
SBU akuzoi Trukhanovin se është shtetas rus dhe "mbanë një pasaportë të vlefshme ndërkombëtare të vendit agresor", të cilën ai e ka mohuar vazhdimisht. Një ish-anëtar i parlamentit, Trukhanov ka qenë kryetar bashkie i Odesës, qytetit të tretë më të madh të Ukrainës. Heqja e shtetësisë së tij ukrainase e pezullon atë në mënyrë efektive nga mandati i tij si kryetar bashkie.
"Unë nuk kam marrë kurrë pasaportë si shtetas rus. Unë jam shtetas ukrainas", u përgjigj Gennady Trukhanov në një mesazh drejtuar qytetarëve të Odesës.
Ai siguroi se do të "vazhdonte të shërbente si kryetar bashkie i zgjedhur" për aq kohë sa të ishte e mundur dhe premtoi të apelonte në Gjykatën Supreme dhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
I konsideruar dikur një politikan pro-rus, Trukhanov u tërhoq pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022 dhe e ka kritikuar publikisht Moskën, duke u përqendruar në mbrojtjen e Odesës dhe mbështetjen e ushtrisë ukrainase. Një burim brenda presidencës ukrainase i tha AFP-së se edhe shtetësia ukrainase e balerinit Sergei Polunin ishte revokuar.
Polunin, i cili mban një tatuazh të madh të Presidentit Vladimir Putin në gjoks, nganjëherë quhet "djali i keq" i baletit për performancat e tij dhe deklaratat kontraverse. Ai u largua papritur nga Baleti Mbretëror i Britanisë në vitin 2012, pasi u promovua në balerin kryesor. I lindur në jug të Ukrainës, ai ka mbajtur shtetësinë ruse që nga viti 2018. Ai mbështeti pushtimin rus në vitin 2022 dhe më parë, në vitin 2014, mirëpriti aneksimin e Krimesë nga Rusia, ku jetoi dhe punoi.

Foto: Matthew Whitaker
Vendet e Evropës Jugore "duhet të bëjnë më shumë" për iniciativën PURL të NATO-s, e cila parashikon blerjen e armëve nga SHBA-të për furnizimin e Ukrainës.
Kështu deklaroi ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, në një konferencë për shtyp.
"Përmes PURL, Presidenti Trump ka vënë në dispozicion armët më të mira në botë, armatimet dhe municionet amerikane, për t'u shitur aleatëve tanë evropianë të NATO-s, plus Kanadasë, dhe më pas për t'i furnizuar Ukrainës.
Ukraina ka nevojë për to, i dëshiron ato dhe ne duhet të sigurohemi që ato të vazhdojnë të jepen dhe që aleatët tanë të iniciojnë dhe të blejnë përmes këtij mekanizmi që tani funksionon pa probleme dhe me efikasitet", tha ai.
Whitaker theksoi gjithashtu se aleatët duhet të kontribujnë më shumë që Rusia të ulet në tryezën e negociatave dhe të pranojë një armëpushim"
"Vende të tjera kanë njoftuar së fundmi pjesëmarrjen e tyre të planifikuar. Kjo vjen pas njoftimeve të mëparshme nga Kanadaja, Holanda, Gjermania dhe një angazhimi të përbashkët nga Danimarka, Norvegjia dhe Suedia.Dhe do t'i inkurajoja ata që ende nuk janë paraqitur ta bëjnë këtë.
Në fund të fundit tani është se nëse Ukraina do të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten, mënyra më e shpejtë dhe më konkrete se si aleatët mund të kontribuojnë është të investojnë në PURL. Ky program është jetik dhe aleatët duhet të ndihmojnë më shumë që Rusia të ulet në tryezën e negociatave dhe të pranojë paqen", theksoi ambasadori amerikan.

Foto: Flamuri i BE
Bashkimi Europian sot, gati katër vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë, në të cilën dronët kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë një rol vendimtar, "nuk është gati" të mbrohet nga mjetet ajrore pa pilot, të cilat Rusia mund t'i lëshojë nga anijet kontejnerë në brigjet kudo në Europë.
Kjo u theksua nga Komisioneri Europian i Mbrojtjes Andrius Kubilius, sot në Bruksel gjatë Konferencës së pestë Evropiane për Sigurinë dhe Mbrojtjen.
"Tani, është koha për të përmbushur premtimet tona. Gjatë 10 muajve të fundit, ne kemi përgatitur terrenin për të arritur gatishmërinë mbrojtëse deri në vitin 2030. Ne duhet të jemi gati para vitit 2030, sepse Vladimir Putin do të jetë gati.
Ne e dimë se ku është Rusia tani dhe ku mund të jetë para vitit 2030. Rusia prodhon më shumë municione në tre muaj sesa të gjithë anëtarët e NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë evropianët, prodhojnë në një vit. Kjo është katër herë më shumë", tha komisioneri lituanez
"Në samitin e qershorit në Hagë, NATO, kujtoi Kubilius, "vendosi objektiva të reja aftësish për të gjitha shtetet anëtare, por duket se tani kemi vetëm 50% të aftësive që na nevojiten deri në vitin 2030".

Mëngjesin e së martës, forcat ushtarake ruse sulmuan katër automjete të një misioni humanitar të OKB-së në fshatin Bilozerka, në rajonin e Khersonit, duke përdorur dronë dhe artileri. Oleksandr Prokudin, kreu i administratës ushtarake rajonale të Khersonit, raportoi incidentin në Telegram, sipas Ukrinform.
"Rusia ka treguar edhe një herë fytyrën e saj të vërtetë dhe të neveritshme duke sulmuar një mision humanitar në rajonin e Khersonit. Këtë mëngjes, në fshatin Bilozerka, pushtuesit qëllimisht shënjestruan kamionë të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ( OCHA ) me dronë dhe artileri. Katër automjete të bardha me shenja dalluese - këto nuk ishin pajisje ushtarake, por kamionë që shpërndanin ndihmë për civilët", tha Prokudin.
Një kamion u dogj dhe një tjetër u dëmtua rëndë. Dy të tjerët nuk pësuan dëmtime.
"Sot, e ashtuquajtura 'ushtria e dytë më e madhe në botë' arriti të neutralizojë disa ton ndihmë humanitare. Ky është një akt terrorizmi, nuk ka asgjë më shumë për të shtuar", theksoi Prokudin.
Komente










Ku ndodhet Trapi qe donte cmimin nobel por tani e kupton se Rusia nuk eshte Gaza ,ky eshte i afte vetem te shesi arme dhe te nxis lufta asgje tjeter dhe bota injorante i mbushin pantallonat kur flet ai,
PërgjigjuU plagosen nga copat e xhamit disa paciente ne Ukraine dhe mediat e japin direkt si lajm shume te rendesishem kurse ne Gaza vriteshin me qindra femije ne dsite dhe asnje nuk e denonte genoccidin cifut sepse mediat jane sahan lepires dhe nuk bejne punen e tyre maskarenj te shitur
Përgjigju