Largohen nesër, Meta takim falenderues me mjekët italianë: Faleminderit nga zemra! Ambasadori Bucci: Covid një sfidë botërore për t'u fituar bashkë
Presidenti Ilir Meta ka pritur në takim falenderues 7 mjekët e ardhur nga Italia në ndihmë dhe shenjë solidariteti në Shqipëri për situatën e pandemisë, të cilët do të largohen ditën e nesërme.
Ilir Meta me mjekët italianë sot në presidencë
Redaksia 11 Gusht 2020, 13:12 | Përditesimi: 11 Gusht 2020, 15:59
Presidenti Ilir Meta ka pritur në takim falenderues 7 mjekët e ardhur nga Italia në ndihmë dhe shenjë solidariteti në Shqipëri për situatën e pandemisë, të cilët do të largohen ditën e nesërme. Takimi po zhvillohet në Presidencë, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe ambasadori Fabrizio Bucci i cili shoqëron mjekët. Takimi është në kuadër të falenderimit të Italisë për dërgimin e 7 mjekëve në Shqipëri për të ndihmuar me situatën e COVID-19 dhe dhënë eksperiencat e tyre në sektorin shëndetësor shqiptar.
7 mjekë italianë qëndruan për 14 ditë dhe zhvilluan konsulencë me qëllim formimin e homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid.
Presidenti Meta pasi u njoh me asistencën konkrete të ofruar prej tyre për stafet mjekësore të spitaleve COVID 1, COVID 2 dhe spitalin e Shkodrës, theksoi se shkëmbimi i eksperiencave dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh kundër pandemisë, kësaj sfide të përbashkët, është më se i domosdoshëm, me qëllim rikthimin sa më parë në normalitet.
“Shqiptarët nuk do t’i harrojnë kurrë sakrificat dhe këtë solidaritet vëllazëror, që e forcon edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë. GRAZIE DI CUORE”, është shprehur Meta.
Ky grup mbërriti më 30 korrik në aeroportin 'Nënë Tereza' me një avion të 'Gurda di Finanza'. Rastësia dhe e veçanta nuk mungoi, pasi në grupin e ekspertëve ishte edhe një infermiere shqiptare, e larguar që 10 vjeç nga Shqipëria.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:23
Ambasada italiane falënderon Metën për pritjen: Covid një sfidë botërore për t'u fituar bashkë
Ambasada Italiane në Shqipëri ka falënderuar presidentin Ilir Meta për pritjen e mjekëve dhe infermierëve italianë të ardhur në Shqipëri.
Presidenti Meta gjatë takimit me skuadrën italiane, theksoi se shkëmbimi i eksperiencave dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh kundër kësaj sfide të përbashkët, është mëse i domosdoshëm.
'Faleminderit Presidentit Ilir Meta për pritjen e mrekullueshme që i rezervoi skuadrës së mjekëve e infermierëve italianë të ardhur në Shqipëri. Ajo ndaj Covid është një sfidë botërore për t'u fituar bashkë", shkruan ambasada Italiane.