Ambasadori italian: Mirëpresim Shqipërinë në BE, ndihmojmë shqiptarët për punësim

Ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo, ka deklaruar se dy vendet fqinje do të thellojnë bashkëpunimin për të zhvilluar më tej potencialet. Kryediplomati italian tha se Italia do të ndihmojë komunitetet shqiptare, që kanë nevojë për zhvillim dhe punësim.

Teksa foli për historinë e dy popujve dhe atë që dy vendet përpiqen të bëjnë më mirë së bashku, Cutillo theksoi se në të ardhmen Shqipëria do të jetë pjesë e BE dhe Italia e mirëpret këtë.

Është historia e dy popujve, që shkon përtej financimeve, që nëpërmjet këtij deti takohen dhe përpiqen të bëjnë së bashku atë që mund të bëjnë më mirë. Kjo është një javë, në të cilën duke festuar festën e Italisë, jemi përpjekur të bashkojmë përbërës të ndryshëm. Do të kemi festivalin e Ermal Metës.

Historikisht kemi pasur komunitetet shqiptare që kanë emigruar në Itali shumë herët, por që kanë ruajtur identitetin e tyre. Ndërsa vitet e fundit kanë emigruar më shumë se gjysma e shqiptarëve, ku 250 mijë prej tyre kanë nënshtetësi të dyfishtë. Ne duam të bashkëpunojmë më shumë për të zhvilluar edhe më tej potencialitetin mes dy vendeve. Të ndihmojmë komunitetet shqiptare, që kanë nevojë për zhvillim e punësim. Të shohim përpara me pritshmëri të mëdha, një e ardhme që do ta shohë Shqipërinë në BE. E mirëpresim Shqipërinë në familjen evropiane.  

Ambasadori Alberto Cutillo

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Itali: 29/05/2018 16:46

    ..duhet 1 akord(marre",veshje),per i Assegni Famigliari"..Un Diritto che spetta per esempio ai lavoratori in Italia originari della ex-Jugoslavia???!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja