TIRANE- “Shpresoj që palët politike të bien dakord për zgjedhjen e një Presidenti konsensual dhe që të jetë i denjë të përfaqësojë popullin shqiptar”. Kjo ka qënë deklarata e ambasadorit italiane në tiranë Masimo Gaiani gjatë ceremonisë së organizuar në rezidencën e ambasadës italiane me rastin e Festës së Republikës së Italisë.

Ambasadori i Italisë Massimo Gaiani e nisi fjalën e tij duke theksuar se ky kremtim po mbahet në një moment të vështirë për Italinë, pas tragjedisë së ndodhur në Emilja Romana, ku për shkak të tërmetit humbën jetën 17 persona, por njëkohësisht edhe Shqipëria merr pjesë në këtë festë në një situatë po ashtu tejet të vështirë pas tragjedisë së ndodhur në Himarë. Pasi kanë mbajtur një minut heshtje për viktimat në dy shtetet, të pranishmit kanë ndjekur përshëndetjen e ambasadorit italian, e cila është përqendruar më së shumti në marrdhëniet mes dy vendeve, por edhe në situatën politike në vendin tonë e kryesisht në debatin për zgjedhjen e Presidentit të Ri, për të cilin Gaiani u shpreh se duhet të jetë i denjë për popullin shqiptar. 

Të pranishëm në ceremoni ishin figura të njohura të politikës kryeministri Berisha, kreu i opozitës Rama, kreu i bashkisë së Tiranës Basha, kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli dhe kandidati i vetshpallur për President Fatos Nano. Veç këtyre të pranishëm në festë ishin dhe figura të rëndësishme të trupit diplomatik ndërkombëtar amabsadori i Amerikës Arvizu, Ettore Sequi dhe Eugen Wollfarth si dhe figura të njohura të medias kulturës dhe të fesë.
(Fj.di/shqiptarja.com)



(Fj.di/shqiptarja.com)