SHKODER - Ambasadori i SHBA Donald Lu, vizitën e tij të radhës jashtë Tirane e ka zhvilluar në kryeqendrën e veriut, Shkodër. Fillimisht ai u prit nga kryetari i Bashkisë Lorenc Luka në zyrën e këtij të fundit. Më pas ambasadori Lu dhe kryebashkiaku Luka ndanë një bashkëbisedim të shkurtër përpara kamerave.
SHBA kanë dhënë një ndihmesë të madhe në informatizimin e drejtorisë së të ardhurave dhe zyrës ONE Stop Shop në bashkinë Shkoder, duke e përshtatur me parametrat më të fundit të praktikës europiane.
Gjithashtu këtë vit në kuadër të funksionimit të ri që do të ketë pushteti vendor, kjo ambasadë do të ndihmojë bashkinë e Shkodrës në përmbylljen me sukses të procesit të decentralizimit të pushtetit vendor në disa drejtime kryesore. Më pas ambassadori Lu është ka zhvilluar një vizitë përgjatë pedonalës “Kolë Idromeno”.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO