Ambasadori turk, Hydajet
Bayraktar viziton 2 herë Bunk’Art

Ambasadori turk, Hydajet<br />Bayraktar viziton 2 herë Bunk’Art
TIRANE- Për fundjavë, ambasadori turk në vendin tonë Hidayet Bayraktar ka vizituar Bunk’Art. Kjo është vizita e tij e dytë në ambientet e “Bunk’Art”, e para më 22 nëntor ditën e hapjes së tij, ku ka qëndruar për rreth 2 orë e 30 minuta. Hidayet Bayraktar ka vizituar imtësisht të 106 dhomat e bunkerit antibërthamor gjatë vizitës së tij ditën e djeshme.

Në një prononcim për televizionin A1 Report, ai e cilëson “Bunk’Art” një gjetje mjaft interesante, ndërsa nuk preferon të veçojë asnjë nga dhomat, duke theksuar se të gjitha dhomat e “Bunk-Art” kanë veçantinë e tyre. “Jam shumë i kënaqur që bëra këtë vizitë këtu, në fakt nuk ishte vizita e parë është vizita e dytë. Herën e parë kam qenë në hapjen që bëri kryeministri, ishte diçka mjaft e bukur. Unë e ndoqa nga afër historinë e Shqipërisë që nga vitet 30' e deri në ditët e sotme.

” Për Bayraktar të gjitha dhomat e hapura për publikun në Bunk’Art kanë veçantitë e tyre dhe se duhet parë i tëri si një objekt muzeal”. ”Të them të drejtën të gjitha dhomat ishin të bukura dhe secila kishte të veçantën e saj, por duke e parë këtë objekt si një të tërë e shoh si një objekt muzeal, si një muze më vete, i cili ka vlerat e tij dhe është i vizitueshëm nga të gjithë.

Me ngritjen e këtij objekti është ndjekur një politikë shumë e saktë dhe pozitive”. Tri javë nga hapja e parë për publikun, bunkeri i parë dhe i vetëm antibërthamor në Shqipëri “Bunk’Art” vijon të tërheqë flukse të mëdha vizitorësh. Ata zgjedhin ambientet e tij, të transformuara në art, për të shuar kuriozitetin e të kaluarës së regjimit komunist. 

Ndërkohë që vizitorë të shumtë vijojnë të mbushin dhomat e objektit 0774. Të rinjtë janë ata që tregojnë më tepër interes ndaj kësaj pjese të historisë për të mësuar diçka më tepër rreth periudhës së komunizmit. Gjatë ditës së djeshme kanë vizituar Bunk’Art nxënës nga shkolla të mesme të qytetit bregdetar të Durrësit, duke fotografuar objektet e ndryshme në Bunk’Art. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës