Ambasadori në Tiranë vishet si James Bond: S’të jepet shpesh kjo mundësi

TIRANË- Ambasadori britanik në Shqipëri Alastair King-Smith është shndërruar në një James Bond. Sot ai ka publikuar pamje, ku duket se për pak kohë ka “zhveshur” kostumin e diplomatit, për t’u ndjerë për disa minuta si agjent i 007.

Një gjë e tillë nuk është shumë e shpeshtë dhe këtë e pranon dhe vetë ambasadori.

“Nuk është e shpeshtë si ambasador të të jepet mundësia të pretendosh sikur je James Bond, por shpesh mendojnë si diplomat “a je një spiun?” Por në të vërtetë mendoj diplomatët më të mirë janë diplomatët e vërtetë. Po ikim në një event këtë mbrëmje ku do t’u tregojmë si vërtet bëhet premiera e filmit James Bond 007, në Tiranë. Në praninë e VIP-ave dhe me flamura britanikë nëpër rrugë, me disa ‘Range Rover’ e ‘Jaguar’ të tregojnë më të mirën e Britanisë së Madhe e të vetë filmit. Le ta shohim se si do t’ja kalojmë!”-shprehet ambasadori britanik.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë