KORÇE - Ambasadori suedez Patrik Svensson nga Korça u ka bërë apel politikanëve në vend të kenë kujdes me deklaratat nacionaliste, duke pasur parasysh pasojat negative në Bosnjë Hercegovinë.
"Politikanët duhet të kenë kujdes me deklaratat nacionaliste, të mos kapërcehet masa. Kam parasysh pasojat negative që patën deklaratat nacionaliste në Bosnjë Hercegovinë”, tha Svensson sot paradite në një prononcim për gazetarët pas takimit me kryetarin e Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi.
AMBASADORI: RAPORTI I TI NUK ESHTE INKURAJUES
I pyetur për raportin e TI, ambasadori suedez u shpreh se raporti i “Transperençy International” nuk është inkurajues.
"Zbritja 18 vende e Shqipërisë në raportin e fundit të “Transperency International” për korrupsionit nuk është inkurajues”, tha Svensson.
SVENSSON: PLOTESONI 12 KRITERET E BE
Duke iu referuar plotësimit të 12 kritereve të Bashkimi Europian, ambasadori suedez theksoi se të gjitha kriteret janë të rëndësishme dhe duhet të plotësohen.
“Bashkimi Europian vendosi 12 kritere por ato ende nuk janë plotësuar. Të gjitha kriterët janë shumë të rëndësishme por mendoj se duhet të punohet më shumë në luftën kundër korrupsionit, zbatimit të ligjit dhe krimit të organizuar”, u shpreh Patrik Svensson
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com