Angazhim, përfshirje dhe arritje ishte qëllimi i javës së demokracisë vendore.

Forumi kombetar për qeverisjen transparente dhe gjithëpërfshirëse rezultoi në përfundimin se bashkitë shqiptare janë ende larg përfshirjes së zërit qytetar në vendimet e tyre, por sidomos larg transparencës.

Andi Dobrushi, “ Soros”: Shoqëria në këto kohë vuan nga një sindrom që është mungesa e aktivizimit. Shohim shumë pak lëvizje që janë vërtetë me rëndësi për interesin publik.

Demokracia fillon në nivel lokal dhe bashkitë shqiptare kanë ende shumë për të bërë tha ambasadori Zvicerian në Shqipëri, Christopher Graf.

Graf :Demokracia fillon në nivel lokal, tek bashkitë.Këtë mund ta dëshmojnë qytetarët, kur zëri i tyre dëgjohet . Demokraci do të thotë që qytetarët janë kryesorët dhe u japin pushtet të përkohshëm përfaqësuesve që kanë zgjedhur dhe duhet të kërkojnë llogari tek ata. Besueshmëria tek bashkitë fillon me transparencën. Pyesni veten tuaj a keni akses në qeverisjen e bashkisë që ju përfaqëson? Bashkitë shqiptare kanë shumë punë për të bërë në këtë drejtim,për të qënë më transparentë.
Për të gjitha bashkitë e vendit u bë një analizë një vit pas reformës territoriale për mes forumit Kombëtar të organizuar nga Lëviz Albania.


Nga 61 bashki vetëm Bashkia Tirane ka bëre hapa përpara për transparencë në qeverisjen e saj përmes portalit opendata.al, ku qytetarët mund të gjejnë informacione nga më të ndryshmet në lidhje me punën e kryer nga Bashkia.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com