Ambasadorja e BE: Shqipëria ka bërë përpara në luftën korrupsionit dhe gjyqësorin! Vazhdoni me progresin, kundër amnistisë fiskale

 

Përfaqësuesja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasadorja Christiane Hohmann ka prezantuar progres raportin e BE, ku tha se Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit, në reformën në drejtësi, teksa theksoi edhe një herë që është kundër amnistisë fiskale.

“Ritmi i reformave do të pritet të rritet dhe do ketë një monitorim më të fortë. Lidhur me çështjet zgjedhore, rezultat e Komisionit të Posaçëm për Reformën zgjedhore mbeten në pritje, raporti vlerëson punën e parlamentin, raporti pranon ndryshimet e fundit që janë kryer s ai përket strukturës së integrimit, më shumë përpjekje për ligjin për shoqërinë civile.

Raporti ofron një vlerësim të detajuar në këtë fushë, në gjyqësor raporti shënon një progres të mirë në reformën në drejtësi, gjykata e lartë ka ulur numrin e dosjeve  të prapambetura, ndikohet nga kohëzgjatja e çështjeve gjyqësore, kërkohet një aksion më vendimtar për të ngritur një aksion me modern dhe për të konsoliduar një hartë të re gjyqësore.

Është bërë njëfarë progresi, për hetimin dhe ndjekjet penale dhe dënime. GJKKO ka bërë një punë të mirë, një ecuri e mirë është shënuar lidhur me konfiskmin e pasurive të sekuestruara. Në luftën kundër pastrimit të parave, Shqipëria mbetet në juridiksionin e monitorimit të shtuar, miratimi i një amnistie penale do të rrezikonte progresin në këtë fushë. Të vijohet të mbahet kursi i nisur, të vazhdohet të konsolidohet progresi dhe të zhvillohet edhe më tej bilanci, raporti shënon progres në një sërë fushash që kanë të bëjnë me përdorimin  e vendimeve alternative të dënimit për të miturit, plan veprimi për komunitetin LGBTI, etj, pavarësia e medias dhe cilësua e gazetarisë mbetet e penguar nga një kryqëzim i politikave të biznesit dhe politikës. Shpreh keqardhje që atmosfera e sulmeve verbale dhe intimidimi i gazetarëve nuk është përmirësuar”, tha Hohmann.


Lajmi kryesor:

Proges raporti i BE/ Hohmann: Arritje në drejtësi e luftën ndaj korrupsionit! Jo amnistisë fiskale! Balla: Më i miri deri tani! Tabaku: S'ka hapa para


B.K./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion