Proges raporti i BE/ Hohmann: Arritje në drejtësi e luftën ndaj korrupsionit! Jo amnistisë fiskale! Balla: Më i miri deri tani! Tabaku: S'ka hapa para

TIRANË- Në Këshillin Kombëtar të Integrimit, ambasadorja e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann ka ripërsëritur edhe një herë rezultatet e progres raportit, ku theksin e vuri te ecja përpara në luftën kundër krimit, korrupsionit si edhe në Reformën në Drejtësi. Megjithatë, ambasadorja theksoi se qeveria duhet të rishikojë qëndrimin e saj për amnistinë fiskale, me argumentin se kjo mund të ndikojë në rrugëtimin drejt integrimit Europian.

“Raporti ofron një vlerësim të detajuar në këtë fushë, në gjyqësor raporti shënon një progres të mirë në reformën në drejtësi, gjykata e lartë ka ulur numrin e dosjeve  të prapambetura, ndikohet nga kohëzgjatja e çështjeve gjyqësore, kërkohet një aksion më vendimtar për të ngritur një aksion me modern dhe për të konsoliduar një hartë të re gjyqësore.

Është bërë njëfarë progresi, për hetimin dhe ndjekjet penale dhe dënime. GJKKO ka bërë një punë të mirë, një ecuri e mirë është shënuar lidhur me konfiskmin e pasurive të sekuestruara. Në luftën kundër pastrimit të parave, Shqipëria mbetet në juridiksionin e monitorimit të shtuar, miratimi i një amnistie penale do të rrezikonte progresin në këtë fushë. Të vijohet të mbahet kursi i nisur, të vazhdohet të konsolidohet progresi dhe të zhvillohet edhe më tej bilanci, raporti shënon progres në një sërë fushash”, tha Hohmann.

Tashmë është bërë e zakonshme që një raport ndërkombëtar lexohet ndryshe nga dy palët, opozita dhe mazhoranca. Bashkëkryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit nga radhët e opozitës, Jorida Tabaku tha se në këtë raport nuk ka asgjë për t’u krenuar, e ndërsa socialisti Taulant Balla, e cilësoi si raportin më të mirë që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.

“Nuk ka asgjë për t’u krenuar, ky është shërbimi më i mirë që mund t’u bëjmë shqiptare. Të fillojmë një bashkëpunim të ri me parlamentin”, tha Tabaku.

“Ky është raporti më i mirë që ka pasur Shqipëria ndonjëherë”, iu kundërpërgjigj Balla.

E pranishme në Komision, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha se Komisioni Europian, i ka njohur punën e madhe që është bërë dhe konfirmon progresin e Shqipërisë, teksa pati edhe një mesazh për opozitën.

“Raporti i KE njeh punën e madhe që është bërë dhe konfirmon progresin e Shqipërisë. Shqipëria ka vazhduar të përmbushë të gjitha kushtet e përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020. Vendi ka arritur progres të dukshëm në miratimin e acquis të BE-së në vitet e fundit.(...) Një mesazh për opozitën, të mos bëjmë një lexim të nxituar apo selektiv. Nuk na bën nder që të shkëpusim fjali nga raporti. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Shqipëria ka bërë përgatitje të cilat kanë dhënë disa rezultate”, tha Xhaçka.

Pas mesazhit për bashkëpunim, ka pasur reagim nga deputetët demokrat Enkelejd Alibeaj dhe Flutura Açka, që ndanin të njëjtin qëndron, që qeveria duhet të lërë mënjanë arrogancën dhe të përfshijnë opozitën në këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:21
Açka: Qeveria nuk përfill opozitën në asnjë akt! Nëse na doni për ‘të ndarë tortën’ ne s’jemi aty

 

Deputetja e PD-së, Flutura Açka tha se qeveria nuk po përfill opozitën në një akt të saj. Ajo solli në vëmendje deklaratën e Taulant Ballës, i cili tha se “amnistia fiskale do të bëhet”. Kaq ka mjaftuar, sipas Açkës, për të treguar fytyrën e kësaj qeverie.

“Këtu opozita nuk përfillet dhe e njëjta procedurë është në disa akte, ja jemi te reforma territorial, ndërkohë mazhoranca e ka thënë që do vazhdohet me të njëjtën reforma, po atëherë pse po punojmë me gjithë këto njerëz, ose do bashkëpunosh me opozitën, o jo, nëse doni opozitën për të ndarë tortë, ajo nuk është këtu. Ne na kanë rrjedhur në 10 vite, 450 mijë shqiptarë dhe unë si një njeri që nuk kam një xhaketë të bukur politike, kam turp që jetoj në një kohë kur Shqipëria kalon në një proces erozioni demografik, duket sikur politika është një akt kaq serioz sa nuk i takon më politikanëve”, tha Açka.

Ora 16:12
Alibeaj: Qeveria të lërë arrogancën, në procesin e integrimit të dëgjohet opozita! Shqiptarët po ikin, kjo është gjendja ku ndodhemi

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se në rrugën drejt integrimit në BE, duhet të dëgjohet edhe zëri i opozitës dhe se mazhoranca duhet të lërë arrogancën e saj.

“T’i themi gjërat siç janë, mund ta shoh me syrtë e opozitë dhe mazhroancës, dhe kurrë nuk do biem dakord, ama ka një palë sy që ë shohin me realizëm, që janë shqiptarët dhje fakti që shqiptarët kanë ikur për të kuptuar fare mirë se cila është situata në këtë vend, Nuk mund t’i kërkojmë Europianëve të na zgjidhin ata problemet, e për t’i zgjidhur ne duhet të tejkalojmë veten, për aq kohë s ai përkasin çështjeve për integrimin, opozita i ka bërë aktet tonë, vetting u zgjat na ne, reforma zgjedhore ka vonesat e veta, po, por e kërkuam ne, fjalë të mira për marrëveshjen e 5 qershorit, po ishte dora jonë e shtrisë, pastaj historia vazhdoi, marrëveshja ra, ndryshuat kushtetutën dhe pastaj vodhët zgjedhjet, për të gjitha shinat se ku duhet të ecim, i keni përcaktuar, por edhe ritmi është i rëndësishëm. Për çështjet e integrimit në BE duhet të dëgjohet zëri i opozitës gjë që nuk ka ndodhur, se nëse do të vazhdohet me arrogancë, për t’i treguar që kjo është fytyra e politikës shqiptare. Doli një nga të akuzuarit nga burgu, kjo është një nga cështjet më flagrante korruptive”, tha Alibeaj.

Ora 15:59
Progres raporti i BE/ Xhaçka: KE njeh punën e madhe që është bërë dhe konfirmon progresin e Shqipërisë

 

Ministrja Olta Xhaçka në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian tha se progres raporti i BE-së i ka njohur punë  e madhe dhe konfirmon progresin e Shqipërisë.

“Raporti i KE njeh punën e madhe që është bërë dhe konfirmon progresin e Shqipërisë. Shqipëria ka vazhduar të përmbushë të gjitha kushtet e përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020. Vendi ka arritur progres të dukshëm në miratimin e acquis të BE-së në vitet e fundit. Funksionimi i gjyqësorit, Shqipëria ka kaluar edhe vendet e rajonit që kanë gati një dekadë që negociojnë. Reforma gjithëpërfshirëse e drejtësisë ka rezultuar në progres të përgjithshëm të mirë. Reforma e administratës publike, Shqipëria rezulton me një nivel të moderuar përgatitjeje. Një mesazh për opozitën, të mos bëjmë një lexim të nxituar apo selektiv. Nuk na bën nder që të shkëpusim fjali nga raporti. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Shqipëria ka bërë përgatitje të cilat kanë dhënë disa rezultate. Të drejtat themelore të njeriut, kemi përmbushur standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së tyre.

Kriteri ekonomik, vendi ka bërë progres të mirë dhe është mesatarisht i përgatitur për të zhvilluar një ekonomi tregu funksionale. Prokurimet publike, vendi ka bërë përparime duke miratuar legjislacionin zbatues. Rekomandimet e KE do të mbeten në fokus të punës së qeverisë e të administratës. Ecuria jonë në këtë grup kapitujsh, na jep mundësinë të ulemi më shpejt në Konferencën Ndërqeveritare hapëse të këtij grupimi. Në raport Shqipëria vlerësohet si një partnere aktive dhe e besueshme e BE. Jemi vlerësuar për përkushtimin e treguar në krijimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit proaktiv rajonal. Raporti i KE nuk është një fletë lavdërimi, përcakton shinat mbi të cilat do të ecë puna jonë drejt integrimit. Uniteti në nivel kombëtar duhet të ruhet për suksesin e procesit sot dhe nesër.”, tha Xhaçka.

Ora 15:48
Ambasadorja e BE: Shqipëria ka bërë përpara në luftën korrupsionit dhe gjyqësorin! Vazhdoni me progresin, kundër amnistisë fiskale

 

Përfaqësuesja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasadorja Christiane Hohmann ka prezantuar progres raportin e BE, ku tha se Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit, në reformën në drejtësi, teksa theksoi edhe një herë që është kundër amnistisë fiskale.

“Ritmi i reformave do të pritet të rritet dhe do ketë një monitorim më të fortë. Lidhur me çështjet zgjedhore, rezultat e Komisionit të Posaçëm për Reformën zgjedhore mbeten në pritje, raporti vlerëson punën e parlamentin, raporti pranon ndryshimet e fundit që janë kryer s ai përket strukturës së integrimit, më shumë përpjekje për ligjin për shoqërinë civile.

Raporti ofron një vlerësim të detajuar në këtë fushë, në gjyqësor raporti shënon një progres të mirë në reformën në drejtësi, gjykata e lartë ka ulur numrin e dosjeve  të prapambetura, ndikohet nga kohëzgjatja e çështjeve gjyqësore, kërkohet një aksion më vendimtar për të ngritur një aksion me modern dhe për të konsoliduar një hartë të re gjyqësore.

Është bërë njëfarë progresi, për hetimin dhe ndjekjet penale dhe dënime. GJKKO ka bërë një punë të mirë, një ecuri e mirë është shënuar lidhur me konfiskmin e pasurive të sekuestruara. Në luftën kundër pastrimit të parave, Shqipëria mbetet në juridiksionin e monitorimit të shtuar, miratimi i një amnistie penale do të rrezikonte progresin në këtë fushë. Të vijohet të mbahet kursi i nisur, të vazhdohet të konsolidohet progresi dhe të zhvillohet edhe më tej bilanci, raporti shënon progres në një sërë fushash që kanë të bëjnë me përdorimin  e vendimeve alternative të dënimit për të miturit, plan veprimi për komunitetin LGBTI, etj, pavarësia e medias dhe cilësua e gazetarisë mbetet e penguar nga një kryqëzim i politikave të biznesit dhe politikës. Shpreh keqardhje që atmosfera e sulmeve verbale dhe intimidimi i gazetarëve nuk është përmirësuar”, tha Hohmann.

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pilo: 17/10/2022 19:25

    Mos permendni ju progresin se jeni partia me e fulliqur ne shqiperi

    Përgjigju
  • Mino: 17/10/2022 19:24

    Ju skeni as kembe te ecni tabaku mos permendni hapa

    Përgjigju
  • Luan: 17/10/2022 18:59

    E ke te degjosh nga opozita mor enkel ty apo saliun?

    Përgjigju
  • Alban: 17/10/2022 18:57

    Shqiperia ka bere progres ne te gjitha fushat , keshtu duhet te vazhdoje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së