Ambasadorja e Francës nga Korça: Ne mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian! Projekte për bujqësinë dhe blegtorinë

Korçë- Ambasadorja franceze në Shqipëri, Catherine Suard, ishte sot në Korçë, ku mori pjesë në eventin që organizohet nga QTTB Korçë  dhe IVEA (Itinerare të Gjelbra për Blegtorinë Shqiptare), në kuadër të projektit "Porta të hapura", në ambientet e Drejtorisë së Teknologjive Blegtorale.

Diplomatja theksoi se ky projekt ishte në ndihmë të Shqipërisë, sidomos si një nga pikat për hyrjen në Bashkimin Europian, duke i ndihmuar fermerët shqiptarë në fushat e bujqësisë dhe blegtorisë, që siç e cilësoi ajo, “respekton natyrën, mundësitë e ndryshme të fermerëve për t’ zhvilluar më shumë produktet që vijnë nga këto fusha”.

“Çështja është që të sigurohen praktika të mira, ndarja e këtyre praktikave në sa më shumë fermerë, që të ndërmjetësohet me Ministrinë e Bujqësisë shqiptare, e cila do të zhvillojë më tej këtë mundësi”, tha ambasadorja.

Suard shpjegoi edhe disa teknikalitete, duke sqaruar se “ky projekt ka filluar prej 3 vitesh dhe do të vazhdojë”.

Por nuk harroi pa përmendur edhe qëllimin e tij:

“Por e rëndësishme është që të vazhdohet mbështetja ndaj Bujqësisë dhe Blegtorisë, të zbatohen praktikat e mira, duke pasur parasysh ndryshimet klimatike, në mënyrë që të vazhdojë të eci më përpara”.

Dhe në fund, diplomatja bëri edhe një reagim për të ardhmen europiane të vendit tonë, duke kujtuar edhe deklaratat e presidentit Emanuel Macron gjatë vizitës dhe atë që ai i ka thënë asaj një vit më parë, në Shqipëri.

“Ajo që thashë është pikërisht ajo që presidenti më ka thënë 1 vite më përpara, kur ai ka qenë në Shqipëri dhe e ka përsëritur kur kryeministri i Shqipërisë ka qenë në Francë. Ne dëshirojmë të mbështesim rrugëtimin drejt Bashkimit Europian”, tha Catherine Suard.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë