Ambasadorja e re amerikane me prioritete

Ambasadorja e re amerikane me prioritete
Përkushtimi për sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial të saj dhe pavarësinë, si dhe integrimi i vendit në institucionet rajonale dhe ndërkombëtare, do të jenë parimet udhëheqëse të punës së ambasadores së ardhshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, e cila u konfirmua për postin e ri nga Senati, të enjten e kaluar. 
Ambasadorja e ardhshme amerikane në Prishtinë ka paralajmëruar se situata mbetet e tensionuar në veri të Kosovës, ndërsa një zgjidhje për problemin atje do të duhej të respektonte sovranitetin e Kosovës, por edhe të merrte parasysh qëndrimet e qytetarëve në veri. 

Një zgjidhje e situatës në veri dhe normalizimit të marrëdhënieve kërkon një modus vivendi të qëndrueshëm që e respekton sovranitetin e Kosovës, i merr parasysh qëndrimet e qytetarëve në veri, dhe i lejon edhe Kosovës edhe Serbisë të vazhdojnë rrugët e tyre euroatlantike”, ka thënë ajo. 

Në dëshminë e saj para Komitetit të Senatit për Politikë të Jashtme, ambasadorja Jacobson ka theksuar se marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj, posaçërisht me Serbinë, janë kyç për stabilitetin rajonal dhe integrimin. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Hapet qarkullimi për aksin Thumanë-Kashar, i pranishëm kryeministri Rama

Hapet qarkullimi për aksin Thumanë-Kashar, i pranishëm kryeministri Rama