Pasi nisi misionin në Tiranë, ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama.
Takimi në Kryeministri zgjati rreth një orë, ndërsa në përfundim ishte shefi i qeverisë që ndau një foto me diplomaten amerikane.
“Mirëseardhja në Tiranë e ambasadores së re të Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa”, shkroi Rama.
Moreira de Sousa e merr detyrën në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit, ndërsa ka vendosur në krye të prioriteteve të mandatit të saj 4-vjeçar mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Ambasadorja ka paralajmëruar bashkëpunim të ngushtë me institucionet shqiptare, shtetet anëtare dhe aktorët e tjerë për të çuar përpara procesin e integrimit.










Komente
Komento