Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.
Rama është ndalur fillimisht pranë ish-Parkut Aulona, një hapësirë e cila pritet të transformohet në një park të gjelbër dhe hapësirë publike rekreative për qytetarët.
Prona që do të shpronësojë Qeveria në Vlorë është aktualisht një park lojërash. Aty kryeministri është pritur nga kryebashkiakja e Vlorës, Brunilda Mersini dhe zyrtarë të tjerë.
Më pas, kryeministri ka vijuar me një tjetër ndalesë përgjatë Lungomares, për të konsumuar një kafe sëbashku me bashkëshorten Linda Rama dhe djalin e tij Zahon. Ende nuk dihet nëse Rama do të qëndrojë në Vlorë, do të vijoj rrugën për në jug, apo do të kthehet sërish në Tiranë.










Komente
Komento