TIRANE-Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim kërkon përshpejtimin e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë. Në një bisedë online me Genta Bungo Tafën, që kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Kim thotë se pas falenderimeve për guximin dhe këmbënguljen e tyre kërkoi përshpejtimin e vettingut.
"Institucionet e vetingut kanë një nga rolet më të vështira, por të rëndësishme. Unë fola me kryetaren e KPK-së Genta Tafa Bungo për të shprehur falënderime për guximin dhe këmbënguljen e tyre. Ne u pajtuam që vettingu duhet të shpejtohet. Shqipëria dhe SHBA-ja duan që reforma në drejtësi të ketë sukses" thotë Kim.
Vettingu është pezulluar për shkak të COVID-it. Seancat dëgjimore nuk lejohen për shkak të aktit normativ, ndërsa administrata vijon punën me përgatitjen e dosjeve për gjyqtarët dhe prokurorët që janë në radhë.
late nam pezulluat punen duke lene hajdutet ne detyre ...te vjedhin dhe ca se s kane fare !!!
PërgjigjuO Edis doll shiko shtetasit amerikane ne shqiperi lere politiken e socjalisteve ne USA nuk ekziston PS
PërgjigjuDebile. Ketu ka ngel puna moj ?
Përgjigju