KORCE: Ambasadorja franceze në Shqipëri, Christine Moro, ka folur nga Korça për zgjedhjen e presidentit dhe reformën zgjdhore në vend. Ambasadorja, Moro është shprehur se, “kreu i shtetit duhet të zgjidhet në harmoni të plotë, në mënyrë që ai të mishërojë bashkimin e kombit. Duhet ditur, se në rrethana të tilla, institucioni është më i rëndësishëm se sa njeriu. Personi vendoset në shërbim të institucionit” Ambasadorja franceze foli gjithshatu dhe për reformën zgjedhore, që sipas saj, “24 Maji është afati i vendosur nga autoritetet e Bashkimit Europian për përfundimin e punimeve.
Reforma zgjedhore nuk duhet të përfshihet në debatin për zgjedhjen e presidentit”. Ndërsa në lidhje me aplikimin e numërimit elektronik në zgjedhjet e viti 2013, ambasadorja franceze nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment, duke thënë se “ është një çështje teknike, që ka argument pro dhe kundër. Nuk mund të them asgjë, nuk jam eksperte në këtë fushë”, ka përfunduar ambasadorja Moro. Ambasadorja franceze Christine Moro ishte në Korçë ku mori pjesë në seminarin e organizuar në kuadër të javës akademike europiane.
(b.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com