Ambasadorja greke në Tiranë/ Sourani: U hapëm dyert shqiptarëve më ’91, koha të ndërrojmë faqe

Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Eleni Sourani, i ka kujtuar Shqipërisë vitin 1991. Gjatë diskutimit konferencën e organizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert, "Rishqyrtimi i marrëdhënieve Shqipëri-Greqi: Sfidat e së tashmes, perspektiva e së ardhmes", ambasadorja tha se Greqia ishte vendi i parë që i hapi dyert shqiptarëve, duke i ofruar një jetë të re.

Ajo thotë se e pakta që shteti i saj mund të priste nga partnerët shqiptarë ishte një miqësi e sinqertë. Por pavarësisht këtyre Eleni Sourani u shpreh se ka ardhur koha për të ndërruar faqe.

“Është koha e duhur për të ndërruar faqen, perceptimet false dhe paragjykimet pa bazë duhen varrosur. Ne jemi dy shtete, me identitet dhe kulturë historike të veçantë. Nga perspektiva jonë, në 1991 Greqia duke qenë i vetmi anëtar dhe në BE dhe në NATO u përball me sfida për të mbështetur fqinjët në udhëtimin e tyre të vështirë të ndërtimit të institucioneve demokratike. Në lidhje me Shqipërinë në veçanti, Greqia ishte shteti i parë i cili ofroi mbështetje të madhe, si materiale edhe politike në vitet e vështira të tranzicionit. Ka qenë investitori më i madh i huaj, që hapi dyert për qindra mijëra shqiptarë. Më e pakta që Greqia mund të priste nga partnerët e saj ishte një miqësi e sinqertë dhe respekt për angazhimet e përbashkëta. Nuk është një surprizë që mos implementimi i një sërë marrëveshjesh bilaterale të nënshkruara mes dy shteteve ka lënë një shije të hidhur nga pala greke. Gjithsesi është kohë e duhur për ta ndërruar faqen. Perceptimet false, stereotipet jo të sakta dhe paragjykimet pa baza duhet të varrosen njëherë e mirë”. 

Eleni Sourani, ambasadorja greke në Tiranë

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Para'Kalo ose Ec'Para: 27/03/2018 16:22

    ..po pra Helenet kane marre e perfituar shume me shume nga 'krahu i punes, ashtu si ne te vertete Shteti Helen ka vjedhur (dhe publikuar si Grek) identitetin Folklorin Kanget e zakonet (tabiatet)kostumet etj te Arvanitasve e Shqiptareve nder Shekuj ne Vatrat e Trojet (Troja)e tij A'U'TokTone...

    Përgjigju
  • Boomerangu: 27/03/2018 16:10

    Eladha e sotme eshte Prodhim i Gjakut te heronjeve Arvanitas (shqipetare ortodokse) qe udhehoqen e dhane jeten we shekuj e sidomos me Revolucoionin per Pavaresi te 1881..,sic thote Sami bej Frasheri:Shqipetaret luftonin e vriteshin nder vehti. ,ca per Greqi (e kristiani )me ca te tjere per Turqi (e Mohamedani)!!!!!..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë