Ambasadorja Holtkemper: Zgjedhjet
test, KQZ larg presioneve politike

Ambasadorja Holtkemper: Zgjedhjet <br />test, KQZ larg presioneve politike
TIRANE - Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Carola Muller-Holtkemper insiston se zgjedhjet e qershorit kanë një rëndësi të veçantë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Holtkemper vlerëson se realizimi korrekt i tyre do të jetë një tregues i pjekurisë së vendit dhe institucioneve në kontekstin e Bashkimit Evropian.

"Vitin e shkuar partitë kanë rënë dakord për zbatimin e rregullave të reja. Pikërisht këto rregulla të vetëvendosura duhet të gjejnë një zbatim të tillë, që zgjedhjet të zhvillohen të lira, të ndershme dhe transparente, në përputhje me standardet evropiane, dhe që rezultati i tyre të pasqyrojë korrektësisht vullnetin e zgjedhësve", insiston ambasadorja.

Sipas saj, vendimet e natyrës kryesisht teknike në funksion të përgatitjes së zgjedhjeve duhet të merren pa ngarkesë emocionale dhe politizim. "Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duhet të përmbushin detyrat e tyre në mënyrë të pavarur dhe të lirë nga presionet politike, dhe që afatet e parashikuara në kodin zgjedhor të respektohen", nënvizon Holtkemper.

E pyetur për çështjen e linjës së interkonjuksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës, Holtkemper tha se beson që kushtet për një financim nga Banka për Zhvillim KfW do të plotësohen. "Besojmë se ky projekt i rëndësishëm për Shqipërinë dhe Kosovës së shpejti do të mund të realizohet", tha ambasadorja për Deutsche Welle.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë