Ambasadorja Håstad te 'Pa Protokoll': Ja si i kthyem suedezët që ishin në Shqipëri, karantina në shtëpi

TIRANE-Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri Elsa Håstad në një intervistë për emisionin 'Pa Protokoll' në Report Tv tregoi si është kryer kthimi i suedezëve në vendin e tyre dhe a janë futur në karantinë të detyrueshme. Elsa Håstad tha se numri i suedezëve të riatdhesuar nga Shqipëria në vendin e tyre është mbi 20 persona.

Si keni vepruar me suedezët që ngecën këtu për shkak të covid-19?
Ambasadorja- Ne kishim qytetarë suedezë në Shqipëri të cilët  familjet e tyre por në momentin u morën masat për koronavirusin  në Shqipëri u bllokuan. Kështu që ne u angazhuam që ti ndihmojmë ata dhe përdorëm rrjetet  sociale për ti informuar ata por edhe për avionët që do të vinin në dispozicion.
Po ashtu ne kemi bashkëpunuar me kolegët nga Kosova dhe nga Gjermania me ambasadoret suedezë që të kthehen në shtëpitë e tyre. Planifikuam të ndihmonim çdokënd që dëshironte të kthehej në Suedi.

Sa qytetarë keni kthyer ne Suedi gjatë kësaj kohe?
Ambasadorja- Nuk kam një shifër të saktë por ndoshta 20 ose 30, pra nuk janë shumë. Ajo që është e rëndësishme është që ndihmuam çdokënd që dëshironte të kthehej në Suedi. Ata duhet të paguanin vetë për biletat e tyre ndërsa ne i ndihmuam ata që të organizonin fluturimin që të shkonin atje, logjistikën dhe gjithçka tjetër.

Kur ata kthehen në Suedi a qëndrojnë në karantinë?
Ambasadorja-Jo ata shkojnë në shtëpi. Ne nuk e kemi sistemin e karantinimit. Disa pozicione pune e kanë dhe për këtë arsye duhet të bëjnë karantinë vetë në shtëpitë e tyre.

Nuk është problem që këta vijnë nga Shqipëria që është me covid-19?
Ambasadorja- Jo duhet të bësh karantinë vetë në shtëpi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5