Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka njoftuar përmes një postimi në twitter se ka zhvilluar sot një takim Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazhelin, i cili ka më pak se dy muaj që ka marrë detyrën.

Ambasadorja Kim shkruan se në takim është rënë dakord për bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 “Unë u takova me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazhelin, për të diskutuar rëndësinë e lehtësimit të biznesit të ligjshëm, sigurimin e sigurisë dhe kontrollit në lëvizjen e mallrave, si dhe sigurimin e përgjegjësisë. Ne ramë dakord për të rritur bashkëpunimin për të ndaluar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, shkruan ambasadorja amerikane.

Kujtojmë se ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli, është emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në fund të muajit shtator.

Më herët Gazheli ka qenë në krye të Albpetrolit, ndërsa në 2013 ka qenë edhe drejtor i Parandalimit të Pastrimit të Parave.