Ambasadorja Yuri Kim takohet me Rudina Hajdarin: E respektoj luftën e saj parimore për më shumë

Ambasadorja Yuri Kim takohet me Rudina Hajdarin: E respektoj luftën e saj parimore për më shumë

Në një kohë që opozita parlamentare ka kërkuar dorëheqjen e deputetes Rudina Hajdari  si bashkëkryetarë e Komisionit të Reformës Zgjedhore, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim është takuar sot me të dhe e ka përgëzuar për angazhimin në Reformën Zgjedhore. Me anë të një statusi në Facebook, Kim tha se e respekton luftën e Rudina Hajdarit për më shumë sa i përket Reformës Zgjedhore por duke mbajtur edhe një panoramë të gjerë në mendjen e saj siç është integrimi europian.

 “U takova me Rudina Hajdarin për të diskutuar udhëheqjen e saj të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe vendimin e saj strategjik për të mbështetur 6/5 marrëveshjen e Reformës Zgjedhore në mënyrë që Shqipëria të përmbushë parakushtet. Unë e respektoj luftën e saj parimore për më shumë duke mbajtur në mendje një figurë të madhe”, shkruan ambasadorja Kim.

Ndërkohë edhe Hajdari, pas takimi me diplomnaten amerikane në rrjetet sociale ka falenderuar ambasadoren për mbështetjen që i jep në luftën për forcimin e demokracisë.

Rudina Hajdari nuk e ka firmosur draftin e opozitës parlamentare për ndryshimet në kodin zgjerdhor.  Ndërkohë kanë tërhequr firmat edhe Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi së bashku me Besnik Troplinin.  Roshi tha në Report Tv se nuk kishte ndërhyrje, por vendimi ishte i sforcuar.  Ai thotë se firmosi për ndryshimet në Kushtetutë për hapjen e listave dhe jo ndalimin e koalicioneve parazgjedhore dhe vendosjen e pragut 5%, që u jep fuqi absolute dy partive të mëdha. Për këtë arsye, Roshi deklaron tërheqjen edhe në emrin e deputetit Troplini. Por edhe pse vete bëri “prapaktheu”, Roshi mendon se nisma do të kalojë sepse sipas tij, 27-a nuk preket.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon për dëshminë e babait të shokut të Martinit: Nuk ka një autor të dytë

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon për dëshminë e babait të shokut të Martinit: Nuk ka një autor të dytë