Ambasadorja Yuri Kim vizitë në Tropojë: Qyteti im më i pëlqyer në Shqipëri, më duket sikur jam me familjen time kur vij këtu

Ambasadorja Yuri Kim vizitë në Tropojë: Qyteti im më i pëlqyer në Shqipëri, më duket sikur jam me familjen time kur vij këtu

Yuri Kim me të rinjtë në Tropojë

Në prag të përfundimit të mandatit të saj në Shqipëri, ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar vizitë në Tropojë ku i duket sikur është në shtëpi.

Kim u takua me qytetarë dhe konsumoi kafe në një nga lokalet e qytetit ndërsa u shpreh se Tropoja është një nga vendet e saj më të pëlqyera në Shqipëri.

“Kam ardhur ne Tropojë sepse është një nga vendet e mia me të pëlqyera ne Shqipëri. E kam përmendur shpesh që familja e babait tim vjen nga malësitë dhe kur vij në Tropojë apo në veri të Shqipërisë me duket sikur jam me familjen time.

Pas 3 vite e gjysmë në Shqipëri ka ardhur koha të them mirupafshim. Kam ardhur në Tropoje në Bajram Curr për të shprehur respektin tim për të thënë faleminderit,” ka deklaruar ambasadorja amerikane Yuri Kim.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari