
Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schütz i bën thirrje liderëve të opozitës të dënojnë maksimalisht aktet e dhunës të ushtruar në protestën e 11 Majit. Ajo dënon sulmin ndaj ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt dhe i kërkon palëve të tërhiqen nga protestat për t'u ulur në dialog në funksion të integrimit të vendit në BE.
"Demonstratat paqësore janë një e drejtë themelore e rëndësishme në demokraci. Shfaqje të dhunës, sikurse ishin ato që pamë në datën 11.05., janë tërësisht të papranueshme dhe të papajtueshme me këtë parim. Për këtë arsye ne dënojmë maksimalisht dhunën e çdo lloji. Veçanërisht na shqetëson fakti, që drejtuesi i Prezencës së OSBE në Shqipëri është kërcënuar. Ndaj u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës Basha dhe Kryemadhi të dënojnë të gjitha format e dhunës ndaj njerëzve dhe institucioneve dhe t’i parandalojnë ato në mënyrë efektive. Si organizatorë ata mbajnë përgjegjësi për zhvillimin paqësor të demonstratave. Në të njëjtën kohë apelojmë forcat shqiptare të sigurisë të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë konsekuente, me maturi dhe në proporcion me situatën.
Protestat në rrugë nuk zëvendësojnë dialogun e domosdoshëm politik! Ndaj u bëjmë thirrje të gjitha palëve, që në funksion të përafrimit të mëtejshëm të Shqipërisë me Bashkimin Evropian kundërshtitë në qëndrime t‘i zgjidhin në kuadër të një dialogu politik konstruktiv", thuhet në reagimin e ambasadës.
Lajmi kryesor:
Paralajmërimi/ Ambasada e SHBA: Basha e Kryemadhi të dënojnë dhunën! Uluni në dialog, zgjidhni krizën!
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74%
-
Pak
20.1%
-
Nuk kam mendim
5.9%
Vota total: 1010
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
OSBE, trajnim për forcimin e kapaciteteve operacionale të policisë alpine shqiptare
19 Mars, 14:56
-
Spiuni i dyshuar rus synon post të lartë sigurie në Serbi dhe Azinë Qendrore
11 Mars, 07:55
-
Nga duart e krimit te fuqizimi i grave: Transformimi i jashtëzakonshëm i një sipërmarrjeje
8 Mars, 16:28
-
OSBE mbledh gjyqtarët, fokus forcimi i rolit të tyre në mbrojtjen të drejtave themelore të qytetarëve
7 Mars, 17:18
-
Një lajm i keq: Opozitën në Shqipëri e besojnë vetëm 18% e qytetarëve (është institucioni më pak i besueshëm në vend)
7 Mars, 12:03
-
Radiotelevizioni Shqiptar sajon lajme të rreme për një takim të Ambasadës së SHBA me gjyqtarin Bani
12 Shkurt, 20:44
-
Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së, Tarran thirrje të rinjve dhe diasporës: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet duke votuar
6 Shkurt, 12:25
-
Fondet e Zvicrës për Shqipërinë, ambasada për Report Tv: Disa fusha bashkëpunimi do reduktohen gradualisht deri në 2028
31 Janar, 21:10
-
Akuzat për paligjshmëri në garën për drejtorin e RTSH, OSBE: Të jetë proces i bazuar në meritë! Gonzato: Të sigurojmë transparencë
31 Janar, 17:36
-
Rikuperimi i aseteve të paligjshme, ambasadori Tarran: Forcojmë bashkëpunimin, të shtohen përpjekjet në luftimin e krimit të organizuar
30 Janar, 17:59
-
Trump ngriu fondet/ Reagon SPAK: Mbështetemi tërësisht në buxhetin e shtetit, ndihma e SHBA-së vëtëm në trajnime e pajisje teknike
30 Janar, 14:35
-
Futi në kurth arsimin, dënohet me 1 vit e 4 muaj burg i riu që ngriti skemën e mashtrimit me bursa studimi në SHBA! Hiqej si 'mbesa' e kryeministrit Rama
28 Janar, 13:52