Deklaratat e përsëritura të presidentit të zgjedhur Donald Trump për aneksimin e Kanadasë dhe blerjen e Groenlandës dhe Kanalit të Panamasë nga Shtetet e Bashkuara, kanë zënë në befasi diplomacitë e shumë vendeve dhe njëkohësisht ka ngjallur frikë se mos për arritjen e këtyre synimeve mund të përdoret ushtria amerikane, skenar i papërjashtuar edhe nga vetë republikani 78-vjeçar.
Për të hedhur më sjhumë dritë lidhur më këto zhvillime, për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e administratës së re amerikane në Ballkan, ishin të ftuar në "Studio Live" me Arbër Hitajn në Report Tv, eksperti për marëdhënie ndërkombëtare Ledion Krisafi dhe ekspert i çështjeve ndërkombëtare Geron Kamberi.
Për Krisafin, këmbngulja e Trump për përvetësimin e Groenlandës dhe Kanalit të Panamasë është serioze dhe presidenti republikan mund të bëjë çdo gjë për arritjen e qëllimit të tij.
“Unë nuk mendoj që Trump është duke bërë bllofin në këtë rast, duket që është goxha serioz dhe I vendosur në këto synime. Me përjashtim të Kanadasë është e pamundur të bëhet pjesë e SHBA-ve, dy nga territoret që janë Groenlanda dhe Kanali i Panamasë, mendoj që janë synime serioze të Donald Trump. Problemi është që nuk merren dot drejtpërdrejtë qoftë njëra qoftë tjetra dhe ka dy mënyra për t’I marrë: ose do t’I blesh, por as njëra as tjetra nuk është në shitje, ose do i marrësh me dhunë, do dërgosh ushtrinë.
Kanalin e Panamasë qeveria amerikane e ka pasur që nga viti 1903 dhe ka qenë presidenti që vdiq para disa ditësh, Jimmy Carter, i cili ia ka dhënë Panamasë duke qenë se kanali ishte në Panama dhe ishte një lloj mirëbesimi në atë rast që SHBA-të i dhanë kanalin Panamasë. Nuk është Donald Trumpi I pari që ka kritika dhe dëshiron ta rimarrë.
Është një kanal i ndërtuar nga SHBA-të, është një kanal shumë i rëndësishëm, ka një rëndësi të madhe gjeostrategjike, pasi lidh Atlantikun me Paqësorin, vetë fakti që Panamaja fiton shumë të konsiderueshme nga kanali. Rreziku tjetër ka qenë gjithmonë rritja e ndikimit kinez, në zona si Panamaja dhe zona të Amerikës Latine mund të ndodhë që kanali të bjerë në dorë të kinës dhe kjo do të ishte një humbje e madhe për SHBA-të”,-tha Krisafi.
Më tej, ai shpjegoi se si lindi tek Trump ideja për blerjen e Groenlandës dhe arsyen që qëndron pas këtij synimi.
“Ai ka pasur një ide për të marrë Groenlandën që kur ka qenë president për herë të parë. Thotë që dëshira i ka ardhur kur ka parë hartën dhe thotë që është tokë shumë e madhe dhe duhet ta marrë SHBA, pork am përshtypjen se lidhet me faktin që një pjesë e Groenlandës është duke u shkrirë nga akujt dhe sa më shumë shkruhet supozohet të ketë minerale shumë të mëdha poshtë tokës së Groenlandës”,-theksoi ai.
Sa i përket angazhimit të administratës së re amerikane në Ballkan, e veçanërisht për Kosovën, Krisafi nënvizoi se mandati i dytë i republikanit 78-vjeçar është i paparishikueshëm.
“Kjo krijon një precedent të rrezikshëm në të gjithë botën. Në radhë të parë është Vladimir Putin që është I kënaqur që po bën Donald Trump sepse heq çdo lloj justifikimi që mund të kishte kundër Vladimir Putin. Krijon një politikë të jashtme të papërgjegjshme dhe e njëjta gjë mund të ndodhë në Kosovë. Le të themi Donald Trump vendos nesër që trupat amerikane të KFOR-it të largohen nga Kosova”,-tha eskperti.
“Ideja e një shkëbimi të mundshëm territoresh do të rikthehet dhe mund të rikthehet me administratën Trump sepse Trump vetë dhe njerëzit që ka rreth e rrotull janë njerëz që u pëlqejnë zgjedhjet e shpejta. Është tunduese ideja që mund të zgjidhësh një konflikt aq të gjatë siç është ai mes shqiptarëve dhe serbëve duke bërë thjeshtë një shkëmbin territorial dhe duke e mbyllur njëherë e përgjithmonë si çështje”,-shtoi ai.
Nga ana tjetër, eskperti Kamberi zbërtheu mesazhin që përcjell mungesa e ditur e presidentit Volodymyr Zelenskyt, në inagurimin presidencial të republikanit Trump, më 20 janar
“Shpesh protokollet diplomatike janë pjesë e mesazheve diplomatike, qoftë kur ato ndodhin ose jo. Për sa I përket situatës në Ukrainë, zoti Trump ka një qasje komplet tjetër nga administrate e mëparshme. Tashmë ai e ka bërë haptazi të ditur qënddrimin e tij: që ka qenë kundër zhvillimit të kësaj lufte, kundër mbështetjes së Ukrainës për të rezistuar, ashtu siç ka përmendur edhe deklaratën e tij të njohur që unë mund ta pushoj luftën për një ditë, Zoti Trump është partizan i thjeshtësisë në politikë, atij I pëlqejnë gjërat e thjeshta, të gatshme të cilat shpesh nuk kalojnë nëpërmjet stërhollimeve të tryezave diplomatike”,-u shpreh Kamberi.