Ambulanca e fshatit Prosek në Mirditë është në kushte mjaft të papërshtatshme.
Godina e saj është tepër e amortizuar dhe madje me çarje të shumta në mure, që përbën një rrezik serioz si për personelin ashtu edhe për pacientët.
Investime në këtë godinë janë kryer vetëm në tre dhoma që shërbejnë për të vizituar qytetarët, por edhe këto dhoma nuk mund të konsiderohen si një mjedis ku mund të kryhen vizita mjekësore.
Por godina është vetëm një nga problemet, pasi edhe stafi mjekësor është i përgjysmuar në këtë ambulancë.
Banorët ankohen se mjeku ka kohë që nuk shkon në këtë qendër, madje ata shprehen se janë rikthyer tek përdorimi i kurave popullore për të luftuar sëmundjet.
“
Doktorri një herë vjen e një herë nuk vjen. Kur vjen shikon punët e veta. Godina është shpërbërë, u hoqën dritaret, dyert, gjithçka. Mua mos më raftë që të shpëtoj këtu, pasi këtu nuk shpëton. Nëse shpohemi me gozhdë, këtu s’kemi si të shpëtojmë” tha një banor.
Ndërkohë, një tjetër paciente thotë se, “
Ne jemi në kushte shumë të vështira. Këtu vijmë për të bërë gjilpëra, por këtu nuk bëhet. Pesë veta paguhen këtu, e këtu nuk bëjmë dot asnjë gjë” tha ajo.
Por infermieria e kësaj qendre nuk e vlerëson dhe nuk mendon njëlloj si qytetarët.
Ajo mendon njësoj si qytetarët. Ajo shprehet se ilaçe ka në qendrën shëndetësore, por problem mbetet godina.
“
Kjo si ndërtesë nuk është në gjendje të mirë. Furnizimin e kam të plotë. Mund të vini ta shihni. Pa furnizim nuk kam mbetur. Është e rrezikshme që edhe neve të na zërë poshtë ndërtesa” thotë infermierja.
Edhe pse rrjeti i ujësjellësit kalon vetëm pak metra larg, kjo qendër nuk ka ujë.
Duket se për ujësjellësin apo administruesit e kësaj ambulance, furnizimi me uji nuk është dukur i nevojshëm.
Redaksia Online
(F.T/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
45%
-
Gafë
50.3%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4824
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare
9 Janar, 22:47
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore, 10 vite përjashtim nga tatim-taksat! Pronësia e leja, jo më shumë se 500 përfitues
9 Janar, 22:19
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Muça ironi: Organizatë kriminale është Dumani që heton Berishën, ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë
9 Janar, 22:01
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Me mjet luksoz Q7 dhe targa angleze, identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij
9 Janar, 21:50
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17