Amendimi i ligjit, si ndryshojnë
tani taksat e biznesit

TIRANE- Mbërriti në komisionet e Kuvendit p/ligji për ndryshimin e masës së taksimit për bizneset, gjashtë muaj pas paketës fiskale. Sipas draftit, që është miratuar më parë në qeveri, bizneset me qarkullim vjetor nga 2 deri në 8 milionë lekë do të paguajnë 7.5 për qind tatim mbi fitimin, por detyrimi për t’u paguar nuk duhet të jetë më i ulët se 25 mijë lekë, aq sa është edhe taksa fikse për biznesin e vogël, nën këtë kategori. Shkak për këtë ndryshim janë bërë reagimet e shumta nga vetë biznesi që ka evidentuar pabarëzinë e taksimit që krijon skema e re.

Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, për subjektet me qarkullim nga 2 deri në 8 milionë lekë, llogaritet në bazë të formularit të deklarimit tatimor të biznesit të vogël të një viti më parë. Tatimi për vitin 2014, i llogaritur mbi bazën e deklaratave të vitit 2013, ka rezultuar në shumicën e rasteve më i vogël se 25 mijë lekë. Në relacionin e projektligjit, qeveria e pranon se, nëse nuk vendoset kufiri 25 mijë lekë, ekziston mundësia që bizneset me xhiro vjetore 2-8 milionë lekë të paguajnë më pak tatim sesa bizneset më të vogla, me xhiro nga 0-2 milionë lekë. Një gjë e tillë ka shkaktuar reagime të shumta tek tatimpaguesit me qarkullim nga zero deri në dy milionë lekë, pasi e konsiderojnë këtë si të padrejtë dhe të paargumentuar.
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Nis Botërori i Formula 1, McLaren shkëlqen në kualifikuese! Zhgënjen Ferrari, Hamilton: Ende s'jam përshtatur

Nis Botërori i Formula 1, McLaren shkëlqen në kualifikuese! Zhgënjen Ferrari, Hamilton: Ende s'jam përshtatur