Në kushtet kur teknologjia po përparon me hapa shumë të shpejt, duket se kjo industri tashmë është kthyer në një mjet mjaft të fuqishëm për të konkuruar në botë.
Tashmë janë dy gjigandë. të cilët ndeshen mes tyre me anë të prodhimeve të tyre robotike. Në fakt është Kompania Japoneze "Soidobashi Heavy" dhe kompania amerikane " Mega Bots, të cilat janë krijuese të robotëve gjigandë luftarakë, që mesa duket do të përplasen në luftime mes tyre.
 
Kjo gjë është njoftuar me anë videove që kanë lëshuar në youtube kompanitë përkatëse, ku pranojnë zyrtarisht duelin mes tyre, i cili do të kryhet në një pikë të paprcaktuar të së ardhmes.

Robotët janë disa këmbë të gjatë e  pilotohen nga qëniet njerëore. Kompania amerikane "Mega bots", është shprehur se shpreson që  roboti i tyre Mark 2, me vlerë të madhe , mund  të mundë robotin japonez "Kuratas", i cili ka vlerë më të vogël.
Nga ana tjetër është kompania japoneze e cila shprehet: "Ne nuk mund ta lejojmë një vend tjetër të fitojë këtë garë. Robotët gjigandë janë prodhim i  kulturës japoneze".
 MegaBots lëshoi sfidën me anë të një video nw youtube  më 30 qershor. Është e paqartë se kur  nis përballja mes 2 robotëve, por besohet se brënda një viti ajo do të ndodhë.
Gui Cavalcanti, bashkë-themelues i MegaBots, tha për Huffington Post se të dy kompanitë janë duke punuar në logjistikë tani. Disa thonë se ngjarje të tilla si këto mund të përfaqësojnë të ardhmen e sportit.
"Kjo është ajo që ne duam. Ne duam që njerëzit ta shohin këtë luftë, dhe të kërkojnë që ky të jetë një sport," tha Cavalcanti  për Huffington Post.