Shtetet e Bashkuara do të presin 100 mijë refugjatë sirianë deri në 2017. Kështu ka deklaruar Sekretari i përgjithshëm amerikan i shtetit John Kerry pas takimit të së dielës me homologun e tij gjerman.

Kerry u shpreh pas konferencës se do të fillojë konsultimet me kongresin amerikan, për të gjetur mënyra të reja për të rritur kuotat për refugjatët. Në të njëjtën kohë ai njoftoi se do të takohet me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Ministrin e Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif, rreth zgjidhjeve të mundshme për ti dhënë fund luftës në Siri.

Nga ana tjetër kundërshtarët Republikanë kanë bërë thirje për kujdes pasi së bashku me emigrantët mund të kalojnë edhe militantë islamikë. Njoftimi i Kerryt vjen përpara samitit urgjent të 23 shtatorit midis liderëve të BE, për shpërndarjen e kuotave të refugjatëve.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)