Uashingtoni po e sheh Shqipërinë si një pikë të rëndësishme gjeopolitike dhe ushtarake në Ballkan, ndërsa mbështetja për SPAK dhe reformën në drejtësi mbetet prioritet amerikan. Kështu u shpreh avokati Spartak Ngjela në emisionin “Frontline” në Report TV, teksa komentoi deklaratat e kandidatit amerikan për ambasador në Tiranë, Eric Wendt gjatë raportimit të tij në Senatin amerikan.
Sipas Ngjelës, deklaratat e Wendt tregojnë qartë se SHBA ka plane afatgjata politike dhe ushtarake për Shqipërinë dhe rajonin.
““Me këtë që po thotë Ambasadori, ne kuptojmë që interesi politik i Amerikës për Shqipërinë është i madh. Krijimi i SPAK ka qenë risi për Shqipërinë. Ata e ndërtuan dhe ata e paguajnë. Ata e vonuan ambasadorin se nuk po e gjenin. Fakti që mezi e gjetën tregon se Shqipëria është shumë e rëndësishme për ta si pikë gjeopolitike në rajon. Ata kanë dhe një plan ushtarak me forcat shqiptare, të ngrenë ushtrinë e Shqipërisë nga e para. Flota ushtarake ka qenë më e forta në Europë dhe duhet ngritur nga e para. ” tha Ngjela.
Duke analizuar profilin prej ish ushtaraku të Wendt, Ngjela tha se është figurë e njohur dhe amerikanët nuk e kanë sjellë kot, përkundrazi me ardhjen e tij do të forcohet ushtria shqiptare.
“Ka karakter ushtarak. Kur ambasadori është ushtarak i nivelit të lartë, vendi ku shkon forcon ushtrinë” tha Ngjela
Sa i përket investimeve amerikane që Wendt u zotua se do t’i mbrojë, Ngjela mendon se drejtësia është e lidhur ngushtë me biznesin. Sipas tij, amerikanët duan një Shqipëri të fortë dhe në këtë aspekt, do të bëjnë edhe një reformë tjetër në sistemin arsimor. I pyetur për lerësimet që Ëendt i bëri SPAK, Ngjela e sheh si mbrojtje të Strukturës së Posaccme Anti Korrupsion kundër sulmeve të Sali Berishës.
Ai komentoi edhe mbështetjen që kandidati amerikan i dha SPAK, duke e parë si një mesazh të qartë kundër sulmeve politike ndaj Prokurorisë së Posaçme.
“Saliu e ka goditur SPAK-un. Në të gjitha vendet e pazhvilluara i pandehuri godet drejtësinë. SPAK ka goditur më shumë majtas se djathtas, djathtas ka vetëm Saliun”, deklaroi Ngjela.
Në analizën e tij, Ngjela foli edhe për shpresën e Sali Berishës për heqjen e dizenjimit non-grata të vendosur ndaj tij nën akuzën e minimit të demokracisë.
“Berisha ka qenë kundër interesit amerikan. Ku qëndron cënimi i këtij interesi? Tek Shtëpia e Enver Hoxhës ka jetuar njeriu numër 2 i Al Kaedës që nuk jeton më. Jetonte në bllok. Al Zauari! Nuk do të ketë një zhvillim sa i përket non-gratës. Non-gratën e ka kongresi amerikan. Motivacioni i non-gratës thotë që Berisha ka prekur interesin amerikan. Sipas të dhënave të mia, arsyet janë të rënda. Nëse je non-grata në Amerikë je kundërshtar i Amerikës” tha Ngjela.
Komente












Amerikes i plas shume per vendin tone dhe do ta bej fushe me lule o traper , ata shikojne vetem interesat e tyre dhe asgje me teper kete gje e treguan me Europianet te cilet mendonin se ishin partner me Ameriken , duhet ta kuptojme njehere e pergjithmone qe te huajt vijne vetem per te na grabitur dhe nese vertet duam qe ky vend te behet duhet ta bejme vetem ne si Shqiptare
Përgjigju