Amerikanët, kontratë me
qeverinë serbe për Trepçën

Amerikanët,  kontratë me <br />qeverinë serbe për Trepçën
MITROVICË  - Amerikanët do të hyjnë në veri të Kosovës me investime. Konsorciumi “New Generation Power”, nga Ilinois, ka nënshkruar kontratë me Ministrinë për Miniera dhe Resurse Natyrore të Serbisë, për bashkëpunimin biznesor dhe teknik në kombinatin “Trepça”, në veri të Mitrovicës.

Ministri i Minierave dhe i Resurseve Natyrore në qeverinë serbe, Milan Baçeviç ka thënë se nënshkrimi i kësaj kontrate ka ardhur pas marrëveshjes për veriun mes Prishtinës dhe Beogradit, njofton KTV.

Nga ana tjetër, Chirinjeev Kathuria (në foto), drejtor i këtij konsorciumi, ka thënë se për arritjen e kësaj marrëveshjeje konsorciumi që ai drejton është dashur të bashkëpunojë ngushtë me Departamentin Amerikan të Shtetit, me qëllim të zgjidhjes së ndonjë çështje ligjore dhe problemeve të tjera që ndërlidhen me Trepçën.

Ai ka deklaruar në Beograd se pas nënshkrimit të marrëveshjes me qeverinë serbe do t’i nisë bisedat edhe me qeverinë e Kosovës.

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm