Konfirmohet mbështetja amerikane edhe nga Trump për reformën në drejtësi, ekspertët e OPDAT rikthehen në SPAK

Pa i mbushur 2 muaj nga largimi pas vendimit të administratës Trump, menjëherë sapo ai mori pushtetin, për ndërprerje të fondeve ndërkombëtare, ekspertët amerikanë të atashuar pranë institucioneve të drejtësisë në Shqipëri janë rikthyer në Tiranë.

Në Prokurorinë e Posaçme SPAK paraditen e kësaj të mërkure ka hyrë një prej ekspertëve të OPDAT, agjencisë së Departamentit të Drejtësisë në SHBA e cila ka mbështetur institucionet e drejtësisë së re në vend që prej krijimit. Burime të mirëinformuara të Report Tv bëjnë me dije se rikthimi zyrtarisht i grupit të ekspertëve do të bëhet ditën e enjte të 27 marsit dhe do të rinisin menjëherë punën. Lajmi nuk është dhënë ende zyrtarisht, ndërsa interesimit të Report Tv, Prokuroria e Posaçme nuk i është përgjigjur ende.

Kujtojmë se largimi i përkohshëm i ekspertëve amerikanë nga SPAK dhe GJKKO u interpretua  nga mediat dhe eksponentë të opozitës të kryesuar nga Sali Berisha, i marrë vetë i pandehur për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme, si braktisje e drejtësisë e re në Shqipëri nga Uashingtoni zyrtar.

Mbështetja amerikane për Prokurorinë e Posaçme nuk është financiare pasi struktura financohet nga buxheti i shtetit, por konsiston me infrastrukturë konkrete, logjistikë, trajnime e vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe në sistemin e menaxhimit të çështjeve.

Rikthimi në SPAK dhe GJKKO i ekspertëve të OPDAT i jap rrugë edhe agjencive të tjera amerikane si ICITAP, DEA e FBI.  

Ndërprerja e përkohshme e bashkëpunimit erdhi pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit amerikan, për pezullim të fondeve ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, përmes të gjitha agjencive të saj, sidomos USAID, me qëllim rishikimin dhe rishpërndarjen me transparencë. Tashmë DASH dhe departamenti i efiçencës  janë në fazën përmbyllëse të përcaktimit të projekteve për të cilat ndërpritet përfundimisht financimi ose do të vijojë dhe mesa duket mbështetja për reformën në drejtësi në Shqipëri nuk do të preket.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hysni Burgaj: 26/03/2025 20:01

    Hysni Burgaj ne spak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Në punë do të keni disa sfida, por me vendosmërinë tuaj do t'i kapërceni, horoskopi për sot

Në punë do të keni disa sfida, por me vendosmërinë tuaj do t'i kapërceni, horoskopi për sot