Amerika, toka e premtuar. Myrto Uzuni pritet të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i FC Austin në MLS amerikane të futbollit në SHBA. Klubi nga Teksasi ka arritur akordin me Granadan dhe do paguajë 12 milionë euro në arkat e spanjollëve për të lënë të lirë sulmuesin beratas.
Ky transferim është ndër më të shtrenjtit për lojtarët me origjinë shqiptare, duke e bërë Uzunin me një vlerë kartoni të lartë. Mediet spanjolle bëjnë me dije se gjithçka është dakordësuar dhe pritet që Uzuni të ketë një fluturim tej oqeanit për vizitat mjekësore dhe firmën në kontratë.
Përplasja me Granadan
Myrto Uzuni prej afro tre javësh nuk stërvitet me grupin e Granadas në La Liga 2 të Spanjës. Sulmuesi i Kombëtares ka kërkuar rritje page, gjë që spanjollët nuk ia kanë ofruar. Në këto kushte ai i ka kërkuar klubit që të pranojnë shitjen te FC Austin, me ofertën që ka qenë e rëndësishme për të edhe nga ana ekonomike.
Myrto dhe Granada
Uzuni u bashkua me Granadan nga Ferencvaros në janarin e 2022 dhe prej tre vitesh është pjesë e spanjollëve, duke u bërë edhe golashënuesi më u mirë në historinë e tyre. Këtë sezon në 18 ndeshje ai ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar në një rast.
Tomori, Apolonia, Laçi, NK Lokomotiva Zagreb, Ferencvaros dhe Granada, këto janë klubet ku ka luajtur 29-vjeçari. Me Kombëtaren Uzuni ka shënuar pesë gola në 38 ndeshjet e luajtura.
? #ÚltimaHora El Austin pagará doce millones de euros por Uzuni. El conjunto norteamericano pretende abonar la cantidad a la que llegaba su cláusula de rescisión
— ideal_granada (@ideal_granada) January 16, 2025
✍ Informa @RafaelLamelasjr
https://t.co/tg0tS6FyYj